Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) me të drejtë denoncohej si turp prania në Parlamentin Shqiptar e një deputeti të majtë i dënuar në të kaluarën për trafik qeniesh njerëzore. Vetë deputeti në fjalë, Arben Ndoka, sapo ka deklaruar publikisht se akuza kundër tij është e sajuar. Ndërsa kryeministri, Edi Rama, ka sqaruar se në hartimin e listës së deputetëve është bazuar në dëshmitë e penalitetit ku, sipas ligjit ekzistues, nuk gjen pasqyrim dënimi i deputetit në fjalë. Dhe premton, se në vjeshtën që vjen ky boshllëk ligjor do të ndreqet. Por megjithatë DASH thotë se kjo që ka ndodhur është një turp. Dhe në Shqipëri fjala e “Amerikës” është fjala e Zotit. Edhe ne biem dakord se atë që nuk e pengon ligji, duhet ta kishte penguar morali. Pra, priremi drejt normës morale se është më mirë që në një institucion tempull të demokracisë si Parlamenti, të mos ketë qoftë edhe njerëz me të kaluar të paqartë. Por pikërisht përparësia ndaj moralit na zbulon këtë asimetri: Ndërsa alarmohet deri dhe Uashingtoni për një deputet që thuhet se ka kryer një dënim për një krim para 20 vjetësh, nuk flitet fare për deputetë dhe politikanë që jo vetëm në të kaluarën e largët por edhe të afërt të tyre, rezultojnë të përshirë në afera korruptive dhe skandale me pasojë jo vetëm humbjen e milionave nga buxheti publik, por edhe humbjen e jetëve të qytetarëve të pafajshëm! Si është e mundur që politikanë të tillë, që jo vetëm nuk kanë sqaruar asnjëherë rolin e tyre në krime e skandale korruptive madje që, haptazi, nuk kanë lënë gur pa luajtur që t’i shmangen ballafaqimit me drejtësinë, nuk figurojnë si shqetësim apo turp në raportet e DASH, që nuk trajtojnë vetëm trafikimin e qenieve njerëzore por edhe çështjet e demokracisë dhe drejtësisë?
***
Ka një hipokrizi në tërë këtë alarm për “dekriminalizmin” që u ngrit fillimisht nga Berisha dhe Basha dhe që është pasuar si në stafetë, ndoshta me sinqeritet naiv, nga amerikanët. Dhe hipokrizia, një e vërtetë e vogël si maskë e një gënjeshtre të madhe, është funksion i mashtrimit, jo i të vërtetës. Pra as edhe i të drejtës. Atëherë ku na çon ky alarm hipokrit? Na çon në një zhvillim shumë të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit. Na shpie në turpin e rrëmbimit të kauzës, të flamurit të dekriminalizimit nga politikanë dhe liderë dukshëm të kriminalizuar. Nuk është veçse hipokrizi me dekriminalizimin, fakti i çuditshëm që Lulzim Basha (zbatuesi pa fantazi i intrigave të Berishës) ndërsa ankohet për kriminalizimin e Parlamentit nga një deputet i Lezhës, nuk ngre alarmin e prezencës kriminalizuese në Parlament, të Edi Ramës që, sipas tij, është një puçist! Sepse ai dhe babai i tij politik, Berisha, e kanë akuzuar Ramën për organizimin e një puçi në 21 janar 2011. Pse hesht dyshja Basha-Berisha për këtë kryekrim që, sipas tyre, ka bërë Rama? Pse i largohen “21 janarit” si djalli nga temjani në një kohë që devocioni për dekriminalizimin e parlamentit dhe politikës, duhet t’i shtynte që ta kishin detyrë të parë ndëshkimin e atyre që organizuan atë që e kanë denoncuar publikisht si puç?! Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim shumë i rëndë. Por ku është parë të tolerohet krimi i grushtit të shtetit?! Vetëm në Shqipëri. Herën e parë në 14 shtator 1998, kur Berisha e bëri por Fatos Nano dhe Pandeli Majko e toleruan. Dhe herën e dytë, në 21 janar 2011, kur Berisha akuzoi Ramën se e bëri dhe është po Berisha që po e toleron. Cilat janë shkaqet e këtij “dekriminalizimi” të çuditshëm që toleron krimin më të rëndë që mund të bëhet kundër një shteti?
***
Zhvillimet e derisotme të çojnë në një përgjigje të vetme: Berisha e shpiku akuzën e puçit që të përligjte vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Akuzat e tij për “thika me helm” e “çadra pistoletë” (Kemi informacione të sigurta – u shpreh Berisha atëherë) rezultuan gënjeshtra. Sot Berisha dhe Basha nuk e akuzojnë Ramën për puç në prokurori, sepse kanë frikë. Kanë frikë se rihapja e petëve të lakrorit të “21 janarit”, do t’i nxirrte ata në pozitat e qeveritarëve përgjegjës për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm. Në pozitat e Gedafit, Mubarakut. Sepse nëse Edi Rama nuk ka bërë puç në 21 janar, atëhere Berisha dhe Basha janë përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen e protestuesve. Dhe ky është një krim shumë i rëndë për të cilin ata nuk e meritojnë të jenë në politikë e jo më në Parlament. Askush nuk e meriton të jetë deputet nëse nuk sqaron pozicionin e tij ndaj një masakre si “21 janari”. Kjo që po ndodh është një turp për Parlamentin dhe politikën shqiptare. Eshtë degradim, prostituim i politikës me jetët e qytetarëve. Dhe është naivitet të besosh se mund të kemi dekriminalizim real, kur të dyshuar fort publikisht për kriminalizim si Berisha dhe Basha, përcaktojnë axhendën e dekriminalizimit. Dekriminalizimi po bëhet maska e të inkriminuarve të politikës shqiptare. Kriminalizimi po gjen mbijetesën dhe vazhdimësinë e vet si dekriminalizim. Jo rastësisht dyshja Berisha-Basha, e kundërvotuar thellë pikërisht për shkak se shumica e shqiptarëve duan pastrimin dhe dekriminalizimin e politikës, ka rrëmbyer flamurin e dekriminalizimit “në aleancë me Departamentin e SHBA”! Kjo është një njollosje që i bëhet edhe SHBA! Dhe pse gjithë kjo farsë?
***
Nuk është aspak e rastit. Ajo është rrjedhojë e një përpjekjeje të heshtur por energjike të Berishës dhe Bashës për të njollosur me krim, me gjoja vjedhjen e votave, fitoren e thellë të së majtës. Eshtë përpjekja e tyre e dëshpëruar, në vazhdën e zakonit të vjetër të Berishës për ta pranuar demokracinë vetëm kur rezulton i fituar. Eshtë mashtrimi i turpshëm sipas të cilit demokracia në Shqipëri rezulton “funksionale” (siç shprehej para nja dy vitesh amerikani Xhonatan Mur) vetëm kur Berisha është në pushtet. Dhe është ky i fundit që duke vënë në lëvizje gjithë lidhjet apo simpatitë, edhe korruptive, këtej e përtej Atlantikut (një tjetër provë se sa e rrezikshme është të lejosh një politikan autokrat mbi 25 vjet në krye të politikës) arrin ta bëjë tra qimen e kundërshtarit dhe qime traun e vet. Ndërkaq, kundërshtari i tij, Rama, toleron që trau i kundërshtarit të shndërrohet në një qime dhe të mos bjerë fare në sy në Uashington. Rama e ka kauzën e së drejtës, por nuk ka zemër ta rrëmbejë. Berisha nuk ka kauzë, por e shpik. Jo se ka zemër. Por ka një etje patologjike, ekzistenciale për pushtet që e nxit të hidhet në sulm.
***
Tjetër gjë duhet të ndodhte. Nëse Basha thërret një herë për nevojën e dekriminalizimit të Kuvendit nga deputetë si Ndoka, që pak vite më parë ishte pjesë e administratës në qeverisjen e PD, Rama duhet të thërrasë dhjetë herë më fort për nevojën e dekriminalizimit të Kuvendit nga njerëz si Basha që i kanë bërë bisht drejtësisë me proceduralizëm antidemokratik dhe kapje të gjykatave. Eshtë e hidhur ta thuash por, deri më sot, Berisha ka fituar taktikisht në këtë rrafsh. Ai ka hedhur hapin e parë për të përsëritur të njëjtën situatë të para shumë viteve, kur qe në opozitë nën Fatos Nanon apo Pandeli Majkon. Atëherë, qeveritë socialiste, me mungesë të plotë dedikimi ndaj drejtësisë, nuk e dërguan Berishën në bangon e akuzës. Për këtë ndikuan edhe ndërkombëtarët, ndoshta edhe ca amerikanë, që ndërhynë të mos dënohet Berisha sepse vendi mund të rrëshqiste (në fakt asgjë s’do të ndodhte) në destabilitet. E ka deklaruar vetë Majko në një nga debatet në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Ndërkaq, Berisha nuk ta fal dobësinë. Ndoshta ngaqë është mjek, e njeh edhe thënien e Hipokratit se rasti është i ikshëm. Prandaj nuk e shpërdoron. Po s’e ndëshkove Berishën, të ndëshkon ai ty. Jo rastësisht, në vitin 2005 rrëmbeu flamurin e antikorrupsionit pikërisht ai që me tolerimin korruptiv të piramidave financiare, të kontrabandës së naftës dhe atë armëve, u bë pionieri i mafies shqiptare dhe i një korrupsioni që jo vetëm çoi në rrënimin e shtetit në vitin ’97 por nuk po e lë të ngrejë kokë edhe sot e kësaj dite. Dhe duke valëvitur flamurin e antikorrupsionit Berisha u rikthye, si askush nuk e priste, në pushtet për të gjeneruar një korrupsion akoma më galopant. Kur do të mund të dalë Shqipëria nga ky rreth vicioz i të kriminalizuarve dhe të korruptuarve që premtojnë ta shpëtojnë nga krimi dhe korrupsioni?! Ç’duhet për këtë?
***
Së pari, duhet një qeveri që dedikimi për drejtësinë, e shtyn të ketë si parësore krijimin e një pushteti të pavarur drejtësie. Duhet një qeveri që kujdeset jo ta kontrollojë, por ta çlirojë prokurorinë dhe gjykatat nga ndikimi i çdo qeverie, të djeshme e të sotshme. Vetëm politikanë me dedikim të tillë ndaj drejtësisë kanë mundur të themelojnë demokraci me shtet ligjor. Burra shteti janë vetëm ata që përpiqen që drejtësia të mos jetë nën kontrollin e “burrave të shtetit”. I tillë ka qenë, për shembull, kryeministri indian Nehru që nuk ndërhynte në vendimmarrjen e gjykatave edhe kur ato kishin pasoja politike për të. Të tillë burra shteti kanë qenë Uashingtoni, Xhefersoni apo Medisoni. Deri më sot një qeveri e tillë nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Burra shteti të tillë Shqipëria nuk ka parë. Ndërkohë që edhe qeveria Rama, është treguar e ngathët dhe prandaj është e vonuar në këtë rrafsh. Ajo nuk ka treguar vullnet të mjaftë kundër korrupsionit dhe krimit të trashëguar. Veçanërisht në nivelet e larta të qeverisjes dhe politikës. Qiejt e pandëshkueshmërisë së elitave të korruptuara nuk ndihen të kërcënuara. Një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të kishte dedikim për drejtësi. Dhe dyshoj se një dedikim i tillë mund të lindë si me magji nga reforma e Fatmir Xhafës. Devocioni ose është, ose nuk është. Pavarësisht reformave. A është? Kjo pritet të shihet shumë shpejt. Por deri tani, nuk duket gjë.
***
Ndërkaq mbetet aksiomatike se: Nuk mund të ketë revolucion në drejtësi pa shkoqitjen e fajësisë për disa nga superskandalet e tranzicionit shqiptar në këto mbi dy dekada. Dekriminalizimi kalon pashmangësisht nga Durrës-Kukësi, Gërdeci, 21 janari. Ndëshkimi i fajtorëve politikë për këto skandale të përgjakshme, do jetë guri i provës për lindjen apo jo të një drejtësie të pavarur. Në çdo opsion tjetër, antikorrupsionin dhe dekriminalizimin do vazhdojnë ta bëjnë të korruptuarit dhe të kriminalizuarit e politikës si Berisha dhe Basha.
***
Një nga gabimet më të rënda të qeverisë Rama, është mungesa e inisiativës për rihapjen e hetimeve për krimet e mëdha të korrupsionit të rrugës Durrës-Kukës, për masakrën korruptive të Gërdecit si dhe për masakrën e 21 janarit. Sigurisht, është prokuroria që i zhvillon hetimet dhe nuk është kryeministri që burgos të kriminalizuarit dhe të korruptuarit që, sipas ligjit, janë edhe ata kriminelë. Sepse të vjedhësh është krim. Krim nuk është vetëm të vrasësh. Por, ndërkaq, qeveria ka pjesën e saj të punës. Ishte dhe është ende, sepse më mirë vonë se kurrë, detyrë e qeverisë të dërgojë dosjet për këto skandale në prokurori duke kërkuar rihapjen e hetimeve. Sepse është votuar kryesisht për të vënë drejtësi për këto krime dhe jo vetëm për krimin e vjedhjes së energjisë apo të ndërtimit pa leje. Edhe ato duhen bërë. Por të mbetesh vetëm tek ato, të ndëshkosh krimin në “popull” dhe jo në radhët e elitës, është padrejtësi selektive, mungesë barazie para ligjit, është pandëshkueshmëri. Nuk është drejtësi. Sepse perëndesha e drejtësisë (a e keni parë?) i ka sytë e lidhur. Ajo të ndëshkon për krimin pavarësisht në je fshesar apo kryeministër, druvar apo lider i opozitës. Drejtësia nuk do të dijë kush je, por se çfarë ke bërë apo nuk ke bërë. Qeveria Rama ka detyrimin t’i përgjigjet vullnetit të sovranit me një devocion “të verbër” ndaj drejtësisë. Sepse, është themeltare për shtetin që na mungon. Që qeveritë të mos vrasin më. Sot qeveria Rama duhej të qe në gjendje t’i thoshte shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve: Unë e bëra përpjekjen time! Ja dosjet, ja provat për rihapjen e hetimeve, por është prokuroria që nuk heton apo gjykata që nuk ndëshkon!
***
Por kjo nuk ndodhi. Qeveria Rama dhe Rilindja nuk ndërmori as një hap për ndëshkimin e superkrimeve të qeverisë Berisha, krejt në kundërshtim me sa jepnin shpresa kur qenë në opozitë. Kur sapo kishte ndodhur masakra e 21 janarit Edi Rama, me shumë të drejtë, i kërkonte kryeprokurores Ina Rama, me anë të një letre, se përse vetëm tre deputetë socialist dhe jo ai vetë, kryetari i PS, nuk ishte thirrur të depononte për ngjarjet. Një pyetje tjetër me vend ishte se përse Berisha dhe Basha, dy hallkat kryesore në zinxhirin drejtues të Gardës që vrau protestuesit, ishin lënë jashtë hetimit?! Mangësi të hetimit që nuk janë korrektuar as sot e kësaj dite. Përse nuk e shohim më atë dedikim për t’i shkuar të vërtetës së masakrës deri në fund? Përse nuk akuzohet Berisha për krimin e faktuar të pengimit të Prokurorisë në 21 Janar? E konstatojmë me shqetësim dhe alarm sepse e dimë mirë se një qeveri që nuk shfaq neveri, urrejtje për krimin dhe korrupsionin si dhe etje për ndëshkimin e tyre nga ligji, është e prirur jo vetëm të korruptohet por edhe të kriminalizohet. Dhe nuk duam që kjo të ndodhë.
***
Dhe atë që nuk e bëri Rilindja dhe Rama, e bëri përsëri “skilja” e vjetër Berisha. Sepse në politikë nuk ka boshllëk. Atë që nuk e mbush ti, e mbush tjetri. I informuar për prezencën e elementëve të kriminalizuar në listat e deputetëve, edhe sepse disa i ka patur deri dje në kampin e vet dhe për rrjedhojë edhe në dosjet e veta, Berisha denoncon kriminalizimin e Parlamentit dhe bën kujdes që për këtë problem të sensibilizohen deri ne Uashington ku ky autokrat ka blerë miq të shumtë. Dhe pas kësaj, ne shikojmë një skenë groteske. Ata që duhet të ishin në bangon e drejtësisë për krimet e Gërdecit, 21 janarit apo korrupsionin qindramilionësh të rrugës Durrës-Kukës, i shohim të vihen në ballë të luftës për dekriminalizimin. I inkriminuari Basha bën thirrje për luftë kundër krimit. Krimi thërret për dekriminalizim! Jo e turpshme, por e ububushme!
***
Nuk ka me groteske se kaq! Ndërkaq duket sikur Rama me të vetët nuk po duan ta kuptojnë se po nuk e godite krimin, e rehabiliton atë. Si pa dashje, ti bëhesh avokat i krimit. Dhe nuk mund të mos të na kujtohet ajo fabula e avokatit të aftë që mbrojti me sukses vrasësin në gjyq. I thotë avokati kriminelit: Më thuaj tani që dole i pafajshëm, a e bëre ti vrasjen? I përgjigjet krimineli: Para gjyqit mendoja se e kisha bërë unë por pasi dëgjova mbrojtjen tënde, them se nuk e kam bërë unë! Kështu ja bëjnë Ramës si Berisha, ashtu edhe Basha. Fundja, përse duhet ta shohin veten si të kriminalizuar kur as kundërshtarët e tyre nuk i shohin si të tillë? Përse të mos rrëmbejnë flamurin e dekriminalizimit dhe antikorrupsionit? Dhe a nuk është korrupsioni problem i qeverisë dhe jo i opozitës?
***
Por nëse ata që projektuan masakrën e 21 janarit qenkan pa faj, atëhere i bie që të jesh ti me faj. Rrugë të mesme nuk ka. Prandaj mos u çudit sikur ndonjë ditë, ata që vranë në 21 janar, të të nxjerrin edhe ty në bangon e akuzës për 21 janarin sepse demek, ata vranë pa dashje, me rikoshetë, ndërsa fajtori i vërtetë ishe ti që nxore njerëzit në protestë. E keqja berishiste çfarë nuk sajon. Ai që sajoi “çadrat pistoletë” e ka mjeshtëri kriminalizimin e kundërshtarit. Ka ndodhur edhe më parë. Tashmë dihet që Berisha dhe askush nga njerëzit e tij, nuk përfunduan në bangon e akuzës për operacionin ushtarak që zhvilluan në jug të Shqipërisë në vitin ’97. Madje duke shantazhuar shtetin me protesta destabilizuese, Berisha obstruktoi procesin e “të gjashtëve”. Por ama, kur Berisha u rikthye në pushtet në vitin 2005, në burg përfunduan disa nga ata që u detyruan të mbrohen me armë kundër atij operacioni ushtarak bonapartist. Pse? Se Berisha e di që ngjarje të tilla nuk mund të mbeten pa fajtorë. Ose je fajtor ti, ose është kundërshtari yt. Sa herë vjen në pushtet, Berisha nuk e humb rastin t’i dënojë kundërshtarët për tragjedi dhe krime që mbajnë autorësinë e atij vetë. Motoja e Berishës është: Hidhja fajin tjetrit! Përkundrazi, kundërshtarët e Berishës nuk e ndëshkojnë atë edhe kur fajet e tij janë evidente. Kjo “tolerancë” (në fakt mungesë dedikimi për të drejtën) jo vetëm nuk e ka zbutur Berishën por e ka bërë më të vendosur në të keqen e tij. Se ku kemi parë që krimi të heqë dorë nga krimi, kur nuk ekziston ndëshkimi? Kur e keqja nuk ndëshkohet, merr kurajo dhe bëhet më e fortë. Por duhet ditur që, ashtu si edhe drejtësia, edhe krimi vonon por nuk harron. Madje drejtësia, për disa shkaqe, vonohet ca më shumë. Një nga këto shkaqe është rrënimi i pushtetit të drejtësisë që Berisha e ka patur kujdes që kur hyri në politikë. Ndërkaq, ai po kujdeset që drejtësia të vonojë edhe më shumë. E keni parë Berishën dhe Bashën që kohë pas kohe bëjnë thirrje për revolucion, për përmbysjen e “së keqes” d.m.th. të qeverisë? Eshtë mënyra e tyre e shantazhit me destabilitet. Si dikur pas vitit ’97. Bëjnë thirrje për revolucion, që të pengojnë revolucionin në drejtësi.
***
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Qeveria Rama e la të ftohet hekurin e bërë inkandeshent nga mbi 1 milion vota që shqiptarët ja dhanë në 23 qershor 2013 për të rrëzuar qeverinë e korruptuar dhe kriminalizuar të çiftit Berisha-Basha. Në 21 qershorin e kaluar shqiptarët, me 1 milion vota të tjera, ja dhanë qeverisë Rama përsëri shansin për t’u ringritur kundër krimit dhe korrupsionit sa hekuri është akoma i nxehtë. Eshtë shansi i fundit. Dhe sa i përket shantazheve të Berishës për destabilitet e revolucion, mjaft më! Për këdo që do këshillojë prudencë dhe pandëshkueshmëri në emër të “stabilitetit”, përgjigja duhet të jetë: Më mirë një destabilitet antikrim sesa një stabilitet i kriminalizuar! Eshtë ora për një betejë pa kompromis për drejtësi pa të cilën, shqiptarët nuk do të kenë kurrë as shtet, as liri dhe as begati.

Rehabilitimi i Berishes dhe te tijeve eshte vrasja pa pardon e Shqiperise dhe e shqiptareve ne te! Eshte turp shteteror dhe kombetar te mos çohet prapa grilave Berisha dhe kriminelet e tij te (para) paguar per ta shkaterruar Shqiperine dhe per te mos e bere kurre ate (Shqiperine)… Nuk duhet te ndodhe me asnje rehabilitim i tradhtise dhe tradhtareve te Shqiperise… Rehabilitimi i berishisteve eshte hipokrizi e dyfishte dhe çfare pret Shqiperia dhe çfare presin shqiptaret prej dy pale hipokritesh te marreveshtur per ta mbajtur pushtetin “demokratik” ne Shqiperi dhe gjithandej tokave te copetuara shqiptare?(!)…
DRENICA E KUQE
Berisha nuk rehaibilitohet Kurre.Shqiptaret edhe ne vitin 2005-se nuk e votuan Berishen,por e solli ne pushtet vota e majte e Lufter Xhuvelit.Shqiptaret kete monster te UDB-se se Beogradit e kane fshire nga lista qe prej vitit 1997-te.Per qytetaret Shqiptare kjo monster mesjetaro-vrastare dhe partia qe ai ende drejton,nuk duhet te hipin Kurre me ne pushtet dhe duhet te pergjigjen perpara drejtesise per Krimiet e tyre te drejtuara nga urrejtja qe kane per Popullin Shqiptar.
Z. Stefani po me pelqejne shkrimet tuaja perdite. Ju po veproni tamam si majtist jo qeveria qe as ka asgje te majte ne veprimtarine e vet. Nuk po ngre asnje padi edhe pse vete thote qe buxheti eshte grope.
Ajo qe ka ne plan Rama eshte rithemelimi i partise Socialist nen nje logo tjeter. Nje parti qe do te marre nje pjese te elektoratit te PS por qe nuk do te kete kurre permasat e PS. E gjitha kjo per te qendruar ne politike deri nga mosha 75 vjec.
Imazhi ësht çelsi suksesit.
DUHEN KERKUAR RRENJET!!!
Nuk eshte turp te pranojme nje fakt: Ne jemi populli me fatkeq e i pa civilizuar ne mes te Europes(fjala per ata qe votojne e qe jane as 40 perqind) qe pranojme 25 vjet te na thithin gjakun 100 parti-kafshe-njeri me ne krye bandite me emerat ‘SALI’.
Nuk eshte merite e Stefanit qe pas 25 vjetesh doli nga ‘frigoriferi’ por e ndergjegjes shqipetare e pse jo edhe e redaksise qe po jep ‘klithma shpetimi’ para se te shperbehemi.
Pake ‘komentues’si ‘dedalo’ kane ngelur nga inteligjenca shqipetare ti hapin syte popullit e ti thone vetem e vetem nje gje:
”POPULL SHQIPETAR GJYSMA BRENDA E GJYSMA JASHTE QE PO PERJETON MJERIMIN MIGJENIAN PER ÇEREK SHEKULLI:Ky parlament,kjo politike e kompromentuar,inkriminuar dhe korruptuar 99 perqind nuk mund te beje ASNJEreforme per ‘rilindjen’ e shtetit shqipetar e ‘ringjalljen’ e kadaveres Shqiperi!
E vetemja rruge eshte shperndarja e detyruar e parlamentit Wikilliks te Likeve ,blushave e salushave me nje sistem radikal elektoral ku parlamenti ti kthehet ‘SOVRANIT’ me 70 shqipetaet me te moralshem,shumica nga emigrante 40-50 vjeçare te moralshem te zgjedhur direkt nga populli me EMER E MBIEMER!”
Jashte kesaj rruge nuk ka asnje alternative tjeter perveçse shkaterrimit perfundimtar nga kujslinget shqipetare nen agjenturat e ambasadoreve po antishqipetare.
NJE PARLAMENT I KRIMIT NUK MUND TE BEJE REFORMA KUNDER KRIMIT E KORRUPSIONIT,KETE E DINE EDHE GOMARET POR PER FAT TE KEQ NUK DUAN TA KUPTOJNE AMBASADORET POLITIKANET DHE ‘GAZETARET’!
PS.Kerkoni te zbuloni kush ka pseudonimin ‘ylli’ si agjent,mos valle fshihet ndonje ‘senator’ socialSSalist me emerin S.Katovica!?
kjo tregone qe amerika mbeshtete injorancen qe e ka zgjedhur klani serb greke e malazez e maqedon me pelqmin 600 vjecare turk dhe FMN ne amerik i ka zyrate dhe qe andej komandohete perse nuk ndimone me pak miliarda kete vende si grekune po done me i be presione shteit shqiptare qe te paguajne dyqanete e falimentuara shqiptare qe bejne xhiro me rogate nga 200 euro ne muaje qe marine hallexhinjte shqiptae dhe me e keqja me presione te forte o pago o burge po po pyeti njeher me sa roga jetojne poshterirate qe na rethojne apo grekete qe gjoja jane ne kriz hahahahahah dhe kjo amerike mbrone ate qe shkatrone shqiperine dhe nuk do te ngrej shqiperine ne kushtet demokratike po ne mizerablitet mjerime e shkatrime ne nje vende te mjer dhe kjo fale AMERIKES SE AJO KOMANDONE BOTEN DHE PA TE SBEHET ASIGJE
Prostitucioni eshte institucion. Madje Luan Omari na ka dhene nje leksion te gjate me temen: Institucioni i prostitucionit.
Shqiperia ka 25 vite qe ben prostituten, brenda vendit, dhe jashte vendit. Brenda vendit punon me te majte e te djathte, po ashtu edhe jashte vendit shkon me te majte e te djathte.
Pra Shqiperia prej 25 vitesh perdoret per te plotesuar qejfet e shqiptareve dhe botes. Shqiptaret kenaqen sepse nepermjet prostitutes plotesojne deshirat e tyre per pushtet, para, luks, etj. Edhe te jashtmit kenaqen sepse mbushin xhepat plot duke shfrytezuar Shqiperine, dhe mbajne edhe tregun e hapur per miq e shoke te tjere biznesi, politike, spiunlleku, trafiku, etj. Pra Shqiperia, prostituta, apo kolonia e bananeve, ka gjetur rehat me profesionin e vet, ku vlon tregu politik, ekonomik, ushtarak, shtetror, mjedisor etj. Shqiperia i ka shitur pothuajse te gjitha hiret e veta, ne keto 25 vite prostituim. Nga ana tjeter, hiret e Shqiperise nuk kane shkuar dem. sepse ato jane kthyer ne pasurira per politikanet e brendhsem dhe burokratet, bankieret, fondatoret, ushtaraket e jashtem. Pra: asgje nuk humbet, gjithcka tjetersohet. Edhe prostituta e ruan emerin e vet:Shqiperia, edhe politika kombetare dhe nderkombetare perparojne. Po Populli? Ai mban koqet me dore. Nuk i vjen kurre rradha ta shijoje vendin e vet, qe vet zoti i’a ka falur me shume dashuri – Popullit. Po populli apo sovrani, nuk duhet te dekurajohet ne pritmenine e vet te pafund. Sepse populli lind popullin. Prostitutat nuk lindin, ato vecse prostituojne me politiken ne kurriz te popullit, dhe meqe populli e ka kurrizin me gunga nga dhuna politike e policore, ai i ngrati nuk ndjen se cfare luhet, behet, qihet, dhunohet, ndyhet, derdhet, pecudnohet ne kurrizin e tij.
Rama, berisha, Basha, Nano e te tjere udheheqes quhen politike, sepse ata nuk jane popull ose demoskracia-populludheheqveten. Perfundimisht, zoti Stefani mire e bukur e ka thene, dhe me kurajo te matur mire, se ky vend perderisa ka zot ca shqiptare dhe ca te huaj vetem prostituten do te beje, per rol. Drejtesia ka vdekur palindur, ne kete vend; per shkak se vendi kurre nuk u mbars me drejtesine, por me ligesine. Dhe perderisa Skeptri i Drejtesise, fle ne Bordello.