Polici i “Portokallisë” gjobitet dy herë brenda dy orëve

Dita

Gjobat janë kthyer tashmë në një ushqim të përditshëm për policinë, ku në jo pak raste ato janë të padrejta.

E për këtë, rrjetet sociale gjithmonë i kanë sjellë në fokus si një shenjë kambane. Një rast i tillë i ka ndodhur aktorit të “Portokallisë”, Florian Binaj, i cili është gjobitur dy herë brenda dy orëve për parkim të gabuar.

“Sot qenka dita ndërkombëtare e RRASJES SË GJOBËS!!! Isha me fat që mora dy copë brenda dy orësh, se kishte plot të tjerë që kishin parkuar si unë, por nuk morën asgjë”, ka shkruar ai në fotot ku mban në dorë dy gjoba. Megjithatë, duke mos i njohur rrethanat konkrete, një pyetje për Florin: Ti kishe parkuar keq dhe ankohesh pse nuk u gjobitën të tjerët, apo e hëngre me të padrejtë?

Share This Article
3 Comments
  • Nese ne shqiperi do te zbatohej ligji vetem nga gjobat do te mbahej buxheti shtetit.Shume prej drejtuesve te mjeteve kane probleme mendore,aq sa nuk llogarisin fare jeten e tyre mos te flas per jeten e te tjereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *