Çfarë ka Dëshira me Aljonën?

Dita

Ish-nënkryetarja e KQZ-së dhe juristja e njohur, Dëshira Subashi ka komentuar emërimin e Aljona Mancakut në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në një postim të saj ajo e përshkruan znj. Mancaku si një shërbëtore e zellshme e Ristanit në procesin e zgjedhjeve 2011 në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të KQZ-së dhe e konsideron shpërblim politik emërimin. Vetë Subashin, pas përfundimit të mandatit si anëtare e KQZ-së (2012) edhe pse i takon me ligj, KLD-ja nuk e riktheu në pozicionin e më- parshëm si anëtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Postimi i Subashit:

“Urime znj. Mancaku në detyrën më të re në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Aljona Mancaku ka qenë Sekretare e Përgjithshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2009-2011. Me një goxha kontribut për fitoren e të djathtës që ishte në pushtet. Me një goxha kontribut në bashkëpunimin me ish-kryetarin e KQZ-së Arben Ristani dhe që qante “hallet” me mua që isha zv/kryetare. Iku kur iku ai kryetar për të cilin ankohej dhe u emërua në Ministrinë e Brendshme, më pas u emërua Prefekte në Tiranë, pas Prefektes, në Bashkinë Tiranë.

Tani në detyrë të lartë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Helbete! Sa merr një detyrë, ndërron qeverisja; kujdesi i shpejtë për shpërblimin e radhës. Unë i përgëzoj kujdestarët e saj politikë për shpërblimet e besimeve! Uroj edhe znj. Aljona për aftësitë e gjithëgjendura”!

Share This Article
1 Comment
  • Sotvec servilizmi, hajnija e kurverija zene vendet e mira ne administrate gjithandej, njesoj te gjithe politikanet ne gjithe Boten po punojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *