Mediat serbe: Vëlla Putini pranon pasaportën e Kosovës

Dita

Mediat serbe i bëjnë jehonë vendimit të Rusisë për të njohur pasaportat e Kosovës.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic”, në numrin e sotëm i ka kushtuar faqen e parë këtij lajmi. “Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor i “Blic”-it, ndërsa në mbititull ka të shkruar: “Vllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.

“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës tash për tash mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan “Blic”.

Lajmi shoqërohet me një foto mes ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Për këtë çështje ambasada ruse në Beograd ka thënë se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

Ndërsa kryediplomati serb, Daçiç ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e jo rusët”. Furtuna e ngritur nga shtypi serb, vjen pas udhëtimit për në Rusi, të disa sportistëve nga Kosova, të cilët marrin pjesë në një kompeticion ndërkombëtar.

Share This Article
1 Comment
  • Pasaporta e kosoves i falet se bashku me 10 milion dollare , E kush nuk e panon ,Per lek edhe kadiu,,,,,,,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *