Përcaktohet niveli i pagave për administratorët e rinj. Paga më e ulët do të jetë 37.400 lekë dhe paga më e lartë 92.500 lekë. Niveli i pagës do të varet nga numri i banorëve që do të ketë njësia administrative, bashkia përkatëse.
Ministria e Financave ka miratuar klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe të kufijve maksimalë dhe minimalë të pagave për funksionarët e zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë në organet e qeverisjes vendore, duke bashkëfirmosur me ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike, vendimin “Për një ndryshim në vendimin nr 1619, datë 02.07.2008 të Këshillit të Ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”, raporton GSH.
Kështu për njësitë administrative me 20.001 deri 50.000 banorë, administratori paguhet 51.500 deri 92.500 lekë. Ndërsa për njësitë administrative me 5.001 deri 20.000 banorë, administratori paguhet nga 41.400 deri 79.500 lekë. Sipas Ministrisë së Financave për njësitë administrative me më pak se 5.000 banorë, administratori paguhet nga 37.400 deri 56.100 lekë. Ministria e Financave bën të ditur se në zbatimin e këtij vendimi nuk ka efekte financiare shtesë, pasi për pagat e administratorëve do të përdoren fondet e pagave të përdorura për funksionin “kryetar” në njësitë e qeverisjes vendore që, deri para miratimit të ndryshimeve ligjore, ishin komuna dhe aktualisht nuk do të jenë më të tilla.
Sipas ndarjes së re territoriale do të jenë plot 323 administratorë të cilët pritet të emërohen nga 61 kryetarët e rinj të bashkive për çdo ishkomunë apo ishnjësi bashkiake siç është rasti i kryeqytetit.

Se mos punesoni po ata kryetare komunash dhe vemje te tjera qe kane vjedhur e roberuar komunitetin! Ne se kjo ndodh, atehere do te kete kosto shume te larte politike per fituesit e 21 Qershorit, dhe sigurisht qe do te bjere besimi ne te zgjedhurit! Gabim, qe nuk duhet ta beni kurre, por ta shmangni me cdo kusht! Kjo eshte ne doren tuaj!
Cudi, se keta trimat ne fushate kaq kane paguar nje poster apo billboard! Kurse ca si puna e Fiqos, kaq i jepnin nje fisi te vetem per te blere votat…
RRogat jane qesharake se keto nuk mbulojne as shpezat e xhepit si dhe ngrenijen eqofte edhe e nje pace dhe nje pilaf mos eshte menduare qe tu lihet dore e lire per korupshio te pakten nje kryetare komune sa do pak popullsi duhet te jete sa nje here gjysem ose dy here se nje mesues ose doktore me 10 deri 15 vjete pune po te argumentojme se nje kryetare komune eshte pa arsim edhe mung ta pranoje me kurajon per te perfituare ne rruge te tjera por nje specialiste i kualifikuar s ka arsyje ti hyje ketij telashi se kryerja e dtyres brenda ligjshmeris shton armiqesin me pjesen qe se respekton plus kundervenien pas rotacionit pAGUANI ATA DHE I NDESHKONI PER CDO SHKELJE VULLNETARIZMI SJELLE VETEM FORMALITET
Të ndihmojn të varfrit.