Mos mendoni se hajdutët janë vetëm demokratë

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Ditë, pushimet filluan

Gjithë vapë e të vështira

Fukarenjtë nuk kanë as ujë

Pasanikët nëpër vila.

 

Pushoni o krokodilë

Jeni lodhë e jeni tretur

Njëzetë vjet more katilë

U sfilitët duke vjedhur.

 

Gjyqtarë e prokurorë

Ministra e komunarë

Doganierë e drejtorë

Deputetë e pushtetarë.

 

Demokratë e socialistë

LSI në vend të parë

Qofshin çamë ose ballistë

Janë plotë me kusarë.

 

Në këtë mjedis të pistë

Ku hienat bënë kërdinë

Populli merr bukë me listë

Agallarët mish e birrë.

 

Në krye të kusarisë

Janë Luli me Salinë

Të harruar nga ndëshkimi

I ligjit e drejtësisë.

 

Pushoni more shushunja

Që s’u frytë me lekë e gjak

Haram gjiri që u dha nëna

Vetëm plumbin kini hak.

 

Ju banditë e kusarë

Shisni vendin për para

Siç bëri dhe Zogu i Parë

Sot Luli detin dha.

 

Mos mendoni se hajdutët

Janë vetëm demokratë

Ka socialistë të thekur

Që vodhën e vjedhin prapë.

 

Në vjeshtë duam drejtësi

Nga Saliu të fillojë

Po e shtytë për vit të ri

Rama postin të dorëzojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *