Vargje të nënshkruara,
Xhevdet Cora
Pa do iki gushti
Me të edhe vapa
S’do ketë më pushime
Me cica përjashta
Nuk do ketë më plazhe
Duar nëpër shalë
Se vjen shtatori
E bien trumbetat
Do përvishen mëngët
Fillon beteja
Do kryhen reforma
Të fitojë e drejta
Të përfshirë të gjithë
Të bëjmë drejtësi
Kush ka bërë zullume
Le t’i shpëtojë shurra
Do bëjnë reforma
O de more de
Këta që janë sot
E me ata dje
Që gjykatat tona
I kthyen në hale
Të më falë lexuesi
Po dhe ti moj “Dita”
Se vargjeve të mia
Ju mungon etika.
