Marshim i trupave amerikane në Evropë

Dita

Janë disa qindra ushtarë amerikanë të armatosur mirë dhe që po përshkojnë mijëra kilometra nëpër Evropë.  Ky marshim synon të sigurojë  aleatët e NATO-s dhe popujt e atyre vendeve që i ka kapur paniku i një agresioni të mundshëm rus.  Ja si shprehet koloneli i ushtrisë amerikane John Meyer:

“Ata janë të shqetësuar. Panë se çfarë ndodhi në Krime dhe çfarë po ndodh në Ukrainë.”  

Në mars, autokolona e ushtrisë amerikane filloi një udhëtim prej mbi 2 mijë kilomtrash duke u nisur nga Estonia. Në maj, ata përshkuan 350 kilometra brenda Rumanisë.

Autokolona ushtarake do të kalojë nëpër Gjermani, Republikën Çeke, Slovaki dhe Hungari gjatë muajve shtator dhe tetor.

Ekspertët për sigurinë evropiane thonë se marshimet e autokolonave janë më shumë se manovra, ato janë deklerata ndaj Rusisë që të qendrojë larg vendeve të NATO-s.  Heather Conley është me Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike.

“Po dërgojmë mesazhin – që as mos e çoni ndërmend ta bëni një gjë të tillë.” 

Që nga Luftërat Botërore, ushtria amerikane shihet si çlirimtare nga banorët e shumë shteteve evropiane.

“Këtë nënkupton marshimi. Është ndjesia se Shtetet e Bashkuara janë këtu. Të gjithë jemi anëtarë të një aleance. Për sa kohë të jemi pjesëtarë të kësaj aleance, kjo aleancë do të mbrojë këto vende.”, thotë koloneli amerikan John Meyer.

Ai thotë se ka në plan të vazhdojë marshime të tilla në autokolonë deri në vitin 2016. Sigurimi i aleatëve dhe forcimi i aleancës, thotë ai, janë prioritet i ushtrisë amerikane.

Share This Article
3 Comments
  • hej moj Rusi ,ty te rente pika,

    nuk pjrdh per ty ,fare SH.B , A.M.E.R.I.K.A…!

    por kete gje,e gjithe bota e din,

    por me mire ta dije , dhe skrrofa Putin !

  • Po more Detar , po , nuk pyet Amerika ….e gjete ti , po Rusia eshte shteti me i militarizuar i Botes , o lumadh , nuk behet shaka me ruset . Kane provuar edhe te tjeret te merren me rusin , Napoleoni , Hitleri , turku etj. , po kane gjetur vdekjen ….

  • Ore cjan kto brockulla mediash qe i merni kaq seriozisht dhe i besoni !!!!Rusi spo hyn ne Ukrain e qe ja krujten mu ke mustaqet e tani na dashka te sulmoj Evropen !!!Leri prallat o amerik per andej nga Zimbabue se te ka dal boja tashme kendej nga ne, qe kur mban dhe kref bishta kriminelesh si Sala me shok ! Sot vetem atij Putinit spo ja tredhni dot k…… se ila slat zjarr e gur pa hudh e dy gur bashk spo leni ! Tani po i vini verdall Evropes ti trembni si pun e gogolit qe te armatosen ti “shpetojn pushtimit”!! Ai BRIKS (Bashkimi monetar i te peseve) po ju hap shum telashe, qe esht me keq se nje sulm me arm e ktu fshihet “lepri”e zoti e di car planesh keni !!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *