Puna e dytë e Veliaj si kryebashkiak: Restaurimi i Monumentit të Pavarësisë

anazapta

Bashkia e Tiranës filloi sot punën për t’i rikthyer identitetin Monumentit të Pavarësisë, i cili prej kohësh është kthyer në shënjestër të vjedhësve të skrapit, por edhe në wc publike.

Mëngjesin e kësaj të diele, disa punonjës bashkiakë kanë nisur punën për ndalimin e degradimit të këtij monumenti. Mësohet se punonjësit do të rregullojnë pjesët e dëmtuara dhe do të fshijnë mbishkrimet në faqet e tij brenda disa ditësh.

Kryebashkiaku Veliaj ka ndarë disa momente gjatë punës në rrjetin social “Facebook”, ku ka njoftuar se nga dita e sotme, do të nisë puna për ndalimin e degradimit dhe vandalizmit të Monumentit të Pavarësisë.

“‘Tualeti’ më i shtrenjtë në Tiranë. Nga sot ndalojmë degradimin dhe vandalizmin e Monumentit të Pavarësisë, për ta pasur gati në 28 Nëntor. ‪#‎TiranaNëPunë”, shkruan Veliaj. Ai do të jetë i pranishëm pasditen e sotme për të ndjekur mbarëvajtjen e punës.

Share This Article
17 Comments
  • Na e kurseni cinizmin,,,,,cfardo restaurimi qe t’i behet nje objekti me pamje qenefi,,,,ai qenef mbetet,,,,,nje qenef qe I merr te keqen kujteses mbarekombetare te 100-vjetorit te themelimit te Shtetit Shqiptar.
    TUNG.

  • Shume i afte kodoshi.Ndjenja kombetare ka aftesi te zhduke urine, korrupsjonin ,krimin,te gjitha te keqijat.Para dy vjetesh shefi i tij postonte fotografite e kryeministrise qe la Saliu ne gjendje te mjerueshme.Propaganda vazhdon!

  • Jam shume kurioz te shikoj se si do te veproi Bashkia per te kulturuar ate pjese jo te vogel te banoreve tiranas qe pshurrin ku ti zere,peshtyjne per toke..flakin bishtat e cigareve rruges…
    Pra si do ti transformoi MALOKET ne EURO-MALOKE
    Erioni ka pranuar qe ne fillim nje sfide jo te lehte…

  • Po mire mo, po ky G-99-ci sikur tha para nja dy ditesh qe gjoja do rinovonte fillimisht kopshtin zoologjik. Kaq shpejt e mbaroi punen e pare sa t’ja filloi nga monumentet? Ore, se mos i qepet neser ndonje busti ose ndonje gamori si puna e atii qe po po qelb bulevardin para zyres se eprorit. Duhet u pa mire kjo pune se fundja cfare lidhje kane monumentet me kopshtin zoologjik? Jo per gje po ky i fundit ka mbetur trok fare, asnje kafshe s’te ze syri brenda. Mos ka gje ndermend ta mbushe me skulptura?

  • Ok ok por vjen vjeshta na bllokon trafiku i makinave,, studio mundesine e mbikalimeve brenda ne Tirane, sigurisht jo te medhenj si tek casa italia por edhe nje kalimsh me elemente te parafabrikuar qe ngrihen shpejt apo cfare specialistet do sugjeronin..
    Eshte nje minus jashtezakonisht i madh fakti qe nuk e ke permendur kurre ceshtjen e ketyre mbikalimeve, tregon vizion xero, gje kjo natyrshme per ty, por jo per te gjithe..
    Ish kryebashkiakut i falet kjo gje se ishte i mjaft i zene me trapin, më falni me tramin doja te thoja, por ty qe je edhe i krahut te qeverise nuk do te te lejoje njeri te dalesh palagur kur te behen zgjedhjet e ardhshne bashkiake qe paske mbajtur premtimin kryesor per pastrimiin e Tiranes, nuk calon gomari nga veshet prandaj, Reflekto..

  • …ndersa e djathta shqipetare , nese ka ekzistuar ka model te saj Esad Pashen , e majta ka filluar me Fan Nolin dhe i takon Edi Rames te mbyll ket cikel…me pas…nuk do duhen me parti…njeriu i emancipuar nuk ka nevoje per Parti…per nje shtet dhe liri te rregulluar me ligj…

  • ju lumte cfare fiillimi i rilindjes,…..ide madheshtore, tani puna e trete restarimi i toileteve te Tiranes..dhe boll u rregullua tirana…….turp e faqe e zeze,..Erioni si Luli..e Luli si Rama..qe konceptin e qeverisjes e kane si te vjedhin, Shqiperia vendi me i mire ne bote ,ku jetojne hajdutet

  • Ai monument e ka vendin ne Vlore . Aty perseri do te kete te njejtin fat . Nuk kishte pse te ngrihej fare , por perligj fodullekun e Saliut dhe manovrat per te mos njohur Vloren dhe I. Qemalin . C’lidhje ka sheshi “Rinia ” I Tiranes me Pavaresine , qe eshte nje e vetme . I. Foto

  • Ate gardhin qe ka bere ai i njesise bashkiake nr 2 per parkimin e makines se vet kur do e hiqni ?
    U prishen godinat pa leje per ti bere parkingje private ne vend qe te ishin lulishte.

  • Zoti Veliaj , Nje pas dite po shetisja pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit dhe fiks para monumentit te Ismail Qemalit burrit qe realizoi Pavaresine e Shqiperise dhe themeloi shtetin e parw Shqipetar. Aty para asaj shembelltyre qe sajoi Sala qellimshem qendronin nje grup turistesh , te cilet degjonin ciceronin qe po i u fliste per Babane e Kombit dhe po qeshnin me cinizme , por me siguri edhe me habi se si mund te lihej ky njeri kaq i madh i kombit, te perfaqesohej me ate monument qe i ngjan nje XHUXHi aty poshte pishes, mbi nje platforme te car e rrafsh me token dhe te mbeshtetur ne nje cope shkembi te thyer e qesharake. Mendoj se do mbahej mend nga te gjithe shqipetaret nese Monumenti i atij njeriu do te rivleresohej nga ana e juaj. per tu vendosur psh para Kuvendit te Shqioerise apo para Kryeministris, sepse keto dy institucione jane themeluar pikerisht prej tij. As lulishtja e as ajo cope rrugice nuk kane lidhje me vepren e Ismail Qemalit. Nuk do ishte gabim qe Busti ose Monumenti i Ismail qemalit mund te vendosej edhe permbi Monumentin e Pavaresise. Pervec Skenderbeut dhe Ismail Qemalit asnje tjeter nuk ka vend te vendoset ne Tirane, por ndoshta vetem ne Qytetet apo vendlindjet e tyre.

  • Ju o popull flisni sikur e keni Veliajn ketu dhe as qe ua merr mendja qe ai nuk ka shanc ti lexoje keto perralla.

  • PA FILLUAR MIRE PUNEN ,FILLUAN PARA GJYKIMET .Kam shpresen e plote se Erioni me punen e tij do te beje qe ti kerkoni falje.Nuk thate asgje per vere ne uje qe berk ljlushi.Kjo eshte puna e juaj,,,,!

    • po ti nuk po paragjykon?
      duhet te dish nje gje: syrit dhe gjykimit te popullit nuk I shpeton kurre, drejtesise I shpeton kur kermat jane dhe ali dhe kadi
      Kjo qe po I behet Erjonit dhe Ram-mutit eshte drejtesi

  • Pikerisht per kete po komentoj se pa e pare ende filloj gijotina,kurse per ate qe iku nuk ka paragjikim por pasgjykim,qe nuk ka nevoje te themi se si e beri e si e la Tiranen.Pastaj syri dhe gjykimi i popullit ,,,,,,,,,do te beje,,,,,,,,namin ,,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *