Ivanov: Amanetin e Krushevës e përmbushëm në Kumanovë

Dita

Presidenti Gjorgje Ivanov gjatë fjalës së tij të mbajtur në Krushevë me rastin e “Ditës së Republikës”, ka deklaruar se për shkak të ngjarjeve në Kumanovë dhe emigrantëve është e nevojshme të bëhen reforma në mbrojtje dhe siguri.

“Ashtu siç na kujtoi Kumanova se patjetër duhet ta ruajmë bashkëjetesën, ashtu, emigrantët na kujtuan se jetojmë në korridor. Ndërkaq korridorin patjetër duhet ta ruajmë. Për shkak se jam i kyçur, si president dhe si komandat suprem për inicimin e reformave në shërbimet zyrtare të sigurisë dhe mbrojtjes. Është e patjetërsueshme që të ketë më shumë bashkëpunim mes këtyre institucioneve të rëndësishme, gjithashtu dhe më shumë, transparencë dhe kontroll civile përmes Parlamentit. Për atë, sovraniteti i shtetit ruhet në kufi, vlerësoi presidenti Ivanov në fjalimin e tij në “Meçkin Kamen”.

Gjithashtu presidenti ka përmendur rastin e sulmit të armatosur në Kumanovë.

“Të rënët e MPB-së e mbrojtën sigurinë, ndërkaq qytetarët e mbrojtën bashkëjetesën. Me atë, amanetin e Krushevës e përmbushëm edhe në Kumanovë. Por, Kumanova na kujtoi se kur jemi të përçarë dhe të hidhëruar, armiku më lehtë mund të depërtojë mes nesh. Ai leksion është paguar me jetë njerëzish të cilët nuk guxojmë t’i harrojmë,” tha presidenti Ivanov.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *