DIALOG me ARBENIN

Dita

Lumthi moj Labovë e bukur
Ulur mbi një këmbë mali
Të bëri dhe më të njohur
Pena e artë e Arben djalit

Thonë njeriun e mirë
Kurrë s’e prish perëndia
Derdhet si bleta në lule
Te vargu yt vegjëlia

Shumë ndërruan fytyrë
Sorollopin edhe fenë
Ti ngele po prapë ai
Shqiptari i mirë Arben

Kjo pena jote brilante
Varg barot i labovitit
Nuk pati mëshirë as frikë
I erdhi për hak jezitit

Barbaria nuk të deshi
Dhe ti e bëre lanet
Ndaj ke ngelur e do ngelesh
Më i rralli trim poet

Maskarenjtë e dordolecët
Ah, kjo e liga farë
Vargun tënd trim e të bukur
Frikë dhe në gjumë e kanë

I përbuz me neveri
Servilë e kopilërinë
S’ta pruri huq pleqëria
Po më kujton edhe rininë

Me rastin e titullit “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *