Me golat dhe suksesin e parë me Interin, ku fitoi turneun “Oberndorf” me ekipin e të rinjve, Rey Manaj bën për vete trajnerin Roberto Mancini. Drejtuesi i stolit vendosi ta grumbullojë në ekipin e parë sulmuesin e Kombëtares Shpresa të Shqipërisë. Konfirmimi erdhi nga Manaj, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook”.
“Ëndrra u realizua, do të nis grumbullimin me ekipin e parë në Bruniko! Forca Inter”. Me këtë njoftim, 18 vjeçari shfaqi të gjithë entuziazmin për faktin që do t’i bashkohet yjeve zikaltër, të cilët përfunduan përgatitjet në tokën turke.
Fakti që Manaj u stërvit me skuadrën e Akademisë lidhej me turneun kinez të Interit, por ishte edhe një test, për të vlerësuar gjendjen dhe potencialin e lojtarit. Një shans të cilin kuqeziu e shfrytëzoi, duke u shndërruar menjëherë në protagonist në radhët e ekipit të të rinjve, të drejtuar nga Stefano Veçhi.
Manaj ishte vendimtar kundër Evertonit në gjysmëfinale, ku shënoi golin e fitores, ndërsa më parë kishte realizuar edhe përballë Brugge. Rey Manaj u transferua te Interi si një talent më të ardhme të madhe, në këmbim të tre lojtarëve të rinj dhe 100 mijë Eurove që u paguan në arkat e Cremoneses.
Tashmë 18 vjeçari ka mundësinë të mësojë nga yje të nivelit botëror, si Rodrigo Palacio, Mauro Icardi, Stevan Jovetic i huazuar nga Manchester City apo Jonathan Biabiany, por edhe të shpresojë shansin e tij nga tekniku Mancini.

Eshte shume e drejte , Mançini ishte çmendur me te vertete , e kishin shtruar urgjent ne psikiatri , ne Milano me autoambulance , ne mez te nates .
Mos e merni seriozisht. Ky koqe, burre pa koqe keshtu u ç’mende edhe pas Shaqirit,por shpejte e harroi. Si Italian, me fjalen e tij nuk shkohet as deri ne wc. Sa per tranier, interi nuk ka tranier, secili luan per hesap te vete. Mos ndoshta ky tranier bene me qarkullim lojtaresh ,qarkullim paraje apo pastrim ……te atyre qe e kritikojne.
PO.PO E VERTET MANCINI ESHTE NE GJENDJE TE RENDE,AI MALUA ESHTE SHKAKU,DHE JO4 HUMBJET RADHAZI.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
LERINI TE QETE,MOS I THURNIKOMPLIMENTE TE PA QENA,DUHET TE PUNOJE SHUME,DHE KURRE TE MOS MENDOJ QE JA ARRITA QELLIMIT.
SE DO PERFUNDOJ SI TJATRI,QE MENDONTE QE ISHTE BONJEKU SHQIPTAR.
DHE TANI S’DIHET KU ESHTE.
Lereni Rey-n te rritet e mos e pomponi sepse keshtu bete edhe me ate cunin kosovar qe mori Mancesteri. Belgjika nuk e aktivizoi ne asnje ndeshje ne Boteror.Mancesteri e ka lene ne stol. Pordhet e medha te gazetareve sportive…