Miranda: Objektivi i Interit, zona Champions

Dita

Joao Miranda flet për herë të parë si interist që prej transferimit të tij në Milano ku synon të nisë një cikël të ri pas eventurës madrilene me Atleticon.

Mbrojtësi brazilian që ka detyrën e vështirë për të drejtuar repartin e prapavijës ku Interi vazhdon të tregojë dobësi, vendos një objektiv të qartë, zonën Champions. “Nëse arrijmë këtë objektiv atëherë mund të luftojmë për tituj”, thekson Miranda, duke shtuar se ishte Mancini ai që e bindi të transferohej në Milano.

“Zgjedhja ishte e lehtë pasi më bënë një ofertë shumë të mirë që ishte e vështirë ta refuzoje”, nënvizon 30-vjeçari i lindur në Parana.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *