Jemi përballë një situate absurde. Fjala nuk ka më vlerë. Me një drejtësi që nuk funksionon, dhe me një qeverisje që nuk njeh kufij moralë, domosdo që këtu do të arrinim.
Kemi një ngjarje të rëndë si 21 janari, kemi dhe një tjetër si Gërdeci, një shpërthim që na tundi tavanët mbi kokë, bash në kryeqytetin e vendit, dhe kemi fakte pa fund për protagonistët e kësaj katatrofe. Por duket se keto fakte qe dalin ne shesh nuk i bejne pershtypje kryeministrit, një individ që sa më shumë ta zesh në faj aq më shumë gërthet. Faktet jane fakte e me sa duket z.Berisha eshte i mpire per te kuptuar permasat e gremines. Ose me sakte, është i ngrire; Ky njeri për herë të dytë në histori ngriu vetvehten…
Email nga adresa: [email protected]