Fajtori kryesor i kësaj demoamullie shqiptare, i kësaj katrahure me një pozitë që nuk arrin të bëjë as minimumin për të vënë shinat e pushtetit mbi binarë solide dhe me një opozitë që ecën qorrazi, quhet Sali Ram Berisha.
Ai ka qenë dhe mbetet armiku më i egër i demokracisë dhe prosperitetit të shqiptarëve. Ka qenë dhe mbetet babai i korrupsionit shqiptar, armiku numër një i drejtësisë, organizatori i gjithë makabrave shqiptare. Misionar i atyre që nuk e duan Shqipërinë që të ecë në rrugën e zhvillimit. Por ai ka gjetur shesh kalamajsh frikacakë dhe të mefshtë, një grumbull politikanësh populistë dhe pragmatistë, ndaj dhe ka bërë dhe bën përshesh antishqiptar.
Sezoni i pushimeve dhe vila deri në banesën e fundit për të, por dhe për pjellat e tij dhe ata që i kanë shërbyer dhe shërbejnë me devotshmëri, duhet të jenë qelitë e një burgu të sigurisë së lartë.
Vetëm atëherë mund të qetësohet ky vend dhe ky popull, vetëm atëherë politikanët e këtij vendi, qofshin të majtë, të djathtë, të qendrës, mund dhe do të bëhen të përgjegjshëm për atë çka nuk bëjnë apo për atë çka bëjnë.
