I nderuar lexues! Beteja e Mokrës (1445) ishte betejë ndërmjet forcave të ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu dhe forcave osmane të komanduara nga Firuzi, pashai i Maqedonisë. U zhvillua në luginën e Mokrës në tetor.
Goditja e shqiptarëve nga prita anës rrugës në luginën e Mokrës, ishte krejt e papritur për kundërshtarin. Veçanërisht të frytshme qenë goditjet e këmbësorisë shqiptare kundër kalorësve armiq që pengoheshin nga vendi i thyer. Sipas Barletit, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane u vra dhe 760 veta u kapën robër.
Fitorja pati jehonë të madhe edhe në vendet e tjera, sepse ndodhi pas disfatës që kishin pësuar nga osmanët forcat hungare-polake më 10.11.1444 në betejën e Varnës.
