Josa: U bë realitet ëndrra e të gjithë shqiptarëve!

anazapta

Skënderbeu ka shkruar që tani historinë duke u bërë skuadra e parë që hyn në fazën play-off të Champions League.

Me këtë arritje, korçarët kanë të garantuar pjesëmarrjen në grupe në Europa League.

Por, Skënderbeu mund të thyej të gjitha pritshmërinë nëse arrin të kalojë dhe fazën play-off në Champions.

“Ëndrra u bë realitet. Ishte ëndërr për të gjithë tifozët e Korçës dhe për të gjithë shqiptarët. Këtë fitore ia dedikoj futbollistëve për faktin se si është organizuar kjo skuadër”, është shprehur trajneri Mirel Josa.

Ndërkohë, sulmuesi Hamdi Salihi ka uruar që ditët e mira që po shoqërojnë futbollin shqiptar të vazhdojnë akoma. “Shpresoj që të vazhdojë sa më gjatë ky moment i mirë për futbollin shqiptar”, u shpreh shkodrani.

Ndërkohë, kapiteni Blendi Shkëmbi pa hedhur poshtë angazhimin e shokëve të skuadrës, ka thënë se kanë pasur edhe fat, pasi shorti është treguar bujar me kampionët e Shqipërisë.

“Nuk e diskutoj që kemi pasur fat shumë të madh në short. Jam i bindur që do të bëjmë edhe dy ndeshje të tjera shumë të mira dhe nuk i dihet… ëndrra mund të vazhdojë”, deklaroi Shkëmbi.

Share This Article
1 Comment
  • ender e bere realitet per furbollin shqiptar dhe nga skenderbeu i madh i mirel joses dhe presidentit taka,dikur ne shembullin e te medhenjeve KOCO DINELLA, JANI KACI, STAVRI LUBONJA,TEODOR VASO,XHAMBAZI,e shume te tjere me emra te rinj por me zemer per te fituar.
    urime ekipit.
    urime ciftit JOSA TAKA,qe sinbolizojne urtsine, punen profesionalitetin,e meritrokracine ne fushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *