Maqedoni, arrestohen disa të dyshuar si bashëpunëtorë të ISIS

anazapta

Aksion i madh policor është realizuar mëngjesin e sotëm në disa lagje te Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar.

Informatat e para jozyrtare flasin për një aksion kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.

Policia ende nuk ka dhënë hollësi, por burime policore thonë se dhjetëra persona janë arrestuar, ndërsa sipas televizionit Alsat-M në mesin e të arrestuarve thuhet se është edhe Rexhep Memishi, imam dhe ligjërues në xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë.
Gjatë ditës pritet që MPB të dalë me informata më të hollësishme rreth këtij aksioni.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *