ZYRTARE / Publikohet renditja e re e FIFA-s, Shqipëria e 22-ta kalon dhe Francën

anazapta

FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për muajin gusht, ku Shqipëria rezulton në vendin e 22-të.

Në krahasim me renditjen e muajit të kaluar, kombëtarja kuqezi ka ngjitur 14 vende duke kaluar dhe Francën.

Ky është pozicioni më i mirë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Nga ekipet në Grupin I të eliminatorëve për Evropian 2016 vetëm Portugalia (vendin 6) pozicionohet më mirë se kuqezinjtë.

Danimarka, e cila është e dyta në renditjen në grup qëndron në vend të 25-të.

Serbia mban vendin e 66-të, kurse Armenia në vend të 88-të.

Duhet veçuar se Serbia është ekipi që ka humbur më shumë pozicione, duke zbritur 23 vende nga renditja e muajit korrik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *