Alfons Balliçi, u prehsh në paqe!

Dita

Paska vdekur Alfons Balliçi?…Nëse… Oh, jo… Vdiq Mjeshtri i madh i kitarës në veçanti dhe artisti i merituar i muzikës në përgjithësi, dirigjenti i orkestrës së Estradës Profesioniste të Elbasanit, kompozitori i dhjetra këngëve. Megjithatë, sesi më duket ky lajm, i pabesueshëm… Ndofta sepse si e kam njohur dhe sa e kam njohur Foncin, sa kam punuar me të dhe si kam punuar, sa jam “grindur” dhe si jam “pajtuar” me të, një respekt i veçantë s’ma pranon largimin e tij. S’më besohet. Sinqerisht ju them, s’më besohet. Ndofta edhe sepse, dhe ndonëse shfletova të gjitha gazetat (këto palo gazeta që për njëfarë Sinani shkruajnë edhe kur thërrmon thonjtë), vetëm heshtje. Dhe a e dinë se: Kur në Elbasan erdhi një nga kitaristët më të mëdhenj të Kubës, i cili kishte korrur sukses me koncertet e tija nëpër Europë, mbas shfaqjes së mikpritjes ku Alfonsi interpretoi me kitarë, ai ishte kaq i shqetësuar të nesërmen për koncertin e tij sa ishte gati ta anullonte. Kur publiku i këtij qyteti ka një si Alfons Balliçi, ç’të më dëgjojë mua – thoshte… Eh, lamtumirë mik i dashur… Ç’të them tjetër. U prefsh në paqe…

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *