I nderuar z. Kryeredaktor! Si lexues i rregullt dhe kontribuues modest në gazetën tuaj, megjithëse rrallë sepse nuk jemi “analistë eruditë”, lumturohem që gazetën tuaj super të nderuar e ndriçojnë intelektualë kalibri, pena të arta si i madhi Moikom Zeqo, nxënësi i Çabejit të madh, Ardian Vehbiu dhe poeti i talentuar (miku dhe patrioti im) Arben Duka. Ruajeni gazetën “Dita”, këtë trampolinë të vlerave, të së vërtetës, sa do e hidhur të jetë, nga banalitetet. Gazeta “Dita” të jetë trampolinë, jo “ombrellë” për cilindo! Flamur Meta, Vlorë.
