Kur “filozofëve” hajdutë fondesh, nuk u mbetet asgjë tjetër në jetë veç dërdëllitjes, atëherë jemi tek Tarifa. As kollaret dhe veshjet firmato, as përmendja e figurave dhe personaliteteve si Arendt, Fromm apo Hegel, nuk i vijnë dot në ndihmë dërdëllitësve.
Është “sëmundje tipike shqiptare”, kjo e ilustrimit të frazave personale me pasazhet e këtij apo atij filozofi apo njeriu të shquar, është përpjekje e njerëzve të dobët. Për ne të tjerët që nuk jemi pjesë e “filozofisë se kulluar shqiptare”, mbetet për t’u kujtuar se Fatos Tarifa është abuzues fondesh, asgjë më tepër. Sa i përket tezës së tij “filozofike” se Berisha na qenka njeri me merita, në këtë çerekshekullin e fundit shqiptar, kjo nuk të habit. Hajduti mbron kriminelin, sepse mendon se po të tregohet mëshirë me figurën e të dytit, do dalë edhe vetë i palarë.
Vazhdo dërdëllitjen Tarifa! Shqipëria drejtohet për momentin nga njerëz si Ju. Është për të vënë ulërimën, por nuk kemi forcë për të reaguar ndryshe. Na duhet t’ju durojmë!
