Pogba merr numrin 10 te Juventus

Dita

Fanella me numrin 10 te Juventusi, ka një pronar të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin francez Paul Pogba. Lamtumira e argjentinasit Tevez nga bardhezinjtë e kishte lenë vakant fanellën më të lakmuar në skuadrën bardhezi, por tashmë vendi i është marrë, ajo i takon mesfushorit francez. Duke filluar që nga ndeshja e Superkupës kundër Lazios, më datë 8 Gusht, Pogba do të mbajë fanellën me numrin 10 që te Juventusi është mbajtur nga emra të tjerë me peshë si Alexandro del Piero apo Michael Platini. Ky fakt është një vendim që do të thotë më shumë përgjegjësi për futbollistin, i thirrur në skuadër për të qenë lider në grupin e Allegrit.

Mjaft i emocionuar francezi shprehet se është një nder të veshësh fanellën me numër 10 të Juventusit, aq më tepër pas emrave të mëdhenj që e kanë mbajtur atë.

Për talentin francez ky vendim është një tjetër shenjë mirënjohje për atë që po bën për fanellën bardhezi. Një kurorëzim mjaft i rëndësishëm, që më parë i ka përkitur, të mëdhenjëve të historisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *