Zbardhet udhëzimi/ Tarifa e qarkullimit për automjetet e huaja do të përcaktohet mbi bazë reciprociteti

Dita

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka firmosur udhëzimin mbi përcaktimin e tarifës së shërbimit për qarkullimin e mjeteve të huaja të transportit të udhëtarëve të më shumë se 20 personave, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit, si dhe mjeteve të transportit të mallrave me ngarkesë apo pa ngarkesë.

“Dita” mëson se niveli i tarifës së shërbimit për qarkullimin e automjeteve të huaja do të përcaktohet mbi bazë reciprociteti. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do t’u dërgojë zyrtarisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave tarifat ose taksat që aplikohen nga shtetet e tjera për automjetet shqiptare për të njëjtin lloj shërbimi, brenda datës 20 dhjetor të çdo viti. 2

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bazë të informacionit të dërguar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, do të publikojë këto tarifa në faqen e saj zyrtare në internet.

Tarifa e shërbimit për qarkullimin e automjeteve të huaja paguhet nga individi, drejtuesi i mjetit me targa të huaja.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj doganore, do të caktohet agjent për mbledhjen e kësaj tarife. Drejtuesi i mjetit në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë me automjete me targë të huaj, pajiset nga dega doganore me një vërtetim hyrjeje. Ky vërtetim do të mbahet në dy kopje, nga të cilat njëra i jepet personit që hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë me automjet me targa të huaja, ndërsa kopja tjetër ruhet në degën doganore.

Ky vërtetim është i detyrueshëm të paraqitet në degën e doganës në pikën e kalimit kufitar në dalje, me qëllim që dega doganore të llogarisë dhe të arkëtojë tarifën e qarkullimit të automjetit me targë të huaj për ditët e qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo pagesë bëhet me mandate arkëtimi, një kopje e të cilit i jepet personit, ndërsa kopja tjetër i bashkëlidhet vërtetimit që personi paraqet në dalje dhe ruhet në degën doganore.

 

Share This Article
5 Comments
  • Saliu i hoqi te gjitha keto taksa kurse ky po ja ben jeten me te veshtire shqipetareve me targa te huaja.Jo more zoteri ,kjo nuk motivon ardhjen e shqipetareve ne vendlindje,prandaj megjithe te keqijat e tij :mireseerdhe ne pushtet SALI!

  • Nese do te ndiqej shembulli Zvicres do te ishte shume me thjeshte dha pa shpenzime shtese.Si gjithmone Shqiptaret i fryne procedurat per tu hapur rrugen militanteve te LSI.Nuk ka pune dogana po te shitet ne cdo pike shitjeje nje pull per tu ngjitur ne xham,dhe nuk ka nevoje te paguhet me dite qendrimi po nje here ne vit.Ne rast se ne Zvicer paguhet 40 franga ne vit,ne Shqiperi do ishte normale 10 ose 15000 leke ne vit.

  • Lexoje pak me vemendje shkrimin,behet fjale per automjete qe marin mbi 20 pasagjere, emigrantet shqiptare nuk vijne ne vendlindje me minibus ose me autobuze , po thjesht me veturat e tyre familjare qe marin e shumta 8 pasagjere, po te kemi parasysh makina multivoluminoze, c mutin hyn Sala ketu

  • Shqiptari nuk vjen me autobus privat mbi 20-vende mor SAPA , kjo eshte per autobuzet turistike . Holloje pak trurin se te ka zene dhjame .

    • Ketu jemi do e shohim!dhe mos u nervozoni ju militante,jemi te gjithe te interesuar te behet shtet por jo me metoda qe veshtiresojne edhe ate vizite qe i ben vendit te dhjere ku ke lindur dhe qe ta neverisin edhe pa e pasur ne mend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *