Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais”, ish-ministri grek i finacave thotë se Grexit është diccka e pashmangshme, dhe do të shërbejë për të rrënjosur frikën e nevojshme dhe detyruar Italinë, Spanjën dhe Francën t’i nënshtrohen diktatit të Trojkës.
Disa ditë më parë ju dhatë doreheqjen nga posti i ministrit të financave. Si ka ndryshuar jeta juaj e përditshme?
Gazetat mendojnë se jam penduar që u largova nga qeveria. Por në fakt, unë nuk jam në politikë për të bërë karrierë, por për të ndryshuar gjërat. Dhe ata që përpiqen të ndryshojnë diçka, e paguajnë një çmim.
Që është ?
Urrejtja, urrejtja e thellë e lidershipit të BE. Ata që hyjnë në politikë pa dashur të bëjnë karrierë, përfundojnë duke krijuar probleme të tilla.
Ndërkohë, Greqia do të vazhdojë të vuajë nën tutelën e Trojkës …
Ne i ofruam FMN, BQE dhe Komisionit Evropian mundësinë për të qenë sërish institucionet që kanë qenë në fillim, por ata këmbëngulën të rishfaqen si Trojka. Marrëveshja e fundit, bazohet në vazhdimin e një farse, pasi bëhet fjalë vetëm për ta zgjatur krizën, përmes kredive të reja të paqëndrueshme, duke bëjë gjoja sikur po e zgjidhin problemin. Mund të mashtrosh njerëzit apo edhe tregjet për disa kohë, por jo një kohë të pacaktuar.
Cfarë prisni të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm?
Marrëveshja është e përcaktuar të dështojë. Dhe do të dështojë. Le të jemi të sinqertë:…ministri gjerman Volfgang Shojble, nuk ka qenë kurrë i interesuar për një marrëveshje që funksionon. Ai deklaroi prerë se plani i tij është të reformojë eurozonën:një plan që parashikon përjashtimin e Greqisë.
Unë e konsideroj këtë një gabim të rëndë, por Shojble ka shumë peshë në Evropë. Dhe një nga gënjeshtrat më të mëdha të gatuara javët e fundit, ka qenë paraqitja e paktit mes qeverisë sonë dhe kreditorëve, si një alternativë ndaj planit Shojble. Nuk është kështu. Kjo marrëveshje është pjesë e planit Shojble.
Dalja e Greqisë nga eurozona është tashmë diçka e sigurtë?
Le të mos shpresojmë që jo. Por unë pres shumë debate, dhe pastaj shtyrje, dështimi për të arritur qëllimet që në fakt janë të paarritshme, dhe thellimi i recesionit, përfundimisht do të përkthehen në probleme politike. Atëherë do të shihet, nëse Europa dëshiron vërtetë të vazhdojë para me planin e Shojbles apo jo. Shojble ka sugjeruar heqjen e kompetencave të Komisionit Evropian, dhe zbatimin e rregullave me një ashpërsi më të madhe. Nëse ai do të fitojë, a është Greqia e dënuar? Ka një plan në tryezë, që tashmë ka filluar të zbatohet. Shojble dëshiron të mënjanojë Komisionin dhe të krijojë një lloj super-komisioneri të taksave, me autoritetin për të thyer prerogativat kombëtare, madje edhe në vendet që nuk mbulohen nga programi.
Pra është një mënyrë, që të gjithë t’i nënshtrohen këtij programi. Plani i Shojbles, është të imponojë kudo Trojkën:Në Madrid, Romë, dhe mbi të gjitha në Paris.
Në Paris?
Parisi është pikësynimi kryesor. Është destinacioni përfundimtar i Trojkës. Grexit, do të shërbejë për të rrënjosur frikën e nevojshme dhe imponuar konsensusin e Madridit, Romës dhe Parisit.
Të sakrifikohet Greqia për të ndryshuar fizionominë e Evropës?
Do të jetë një akt demonstrativ:ja çfarë ndodh, nëse nuk i nënshtroheni diktatit të Trojkës. Ajo që ndodhi në Greqi, është padyshim një grusht shteti:asfiksia e një vendi, përmes kufizimeve mbi paratë e thata, duke ia mohuar ristrukturimin jetik të borxhit kombëtar.
Në Bruksel, nuk ka patur kurrë interes për të ofruar një marrëveshje reciprokisht të dobishme. Kufizimet e likuiditetit, mbytën gradualisht ekonominë, ndihma e premtuar nuk erdhi, dhe duheshin përballuar pagesat e vazhdueshme ndaj FMN-së dhe BQE. Presioni vazhdoi pa rreshtur derisa mbetën pa para. Tani na kanë imponuar një ultimatum. Në fundmi, rezultati është i njëjtë me rastin kur përmbyset nje qeveri ose detyrohet të dorëzohet.
Cilat janë efektet për Evropën?
Askush nuk është i lirë, kur edhe një person i vetëm është i skllavëruar:është paradoksi i Hegelit. Evropa duhet të jetë shumë e kujdesshme. Asnjë vend nuk mund të përparojë, të jetë i lirë, të mbrojë sovranitetin dhe vlerat e tij demokratike, kur një shtet anëtar privohet nga zhvillimi, sovraniteti dhe demokracia.
Edhe pse është e vërtetë se Greqia ka ndryshuar kushtet e debatit, në politikë nevojiten rezultate konkrete. A ju kënaqin këto të fundit?
Euro u themelua 15 vjet më parë. Ishte keq-konceptuar, siç e zbuluam në vitin 2008, pas rënies së bankës amerikane “Lehman Brothers”. Që nga viti 2010, Evropa ka një sjellje mohuese:Evropa zyrtare ka bërë pikërisht të kundërtën e asaj që duhej. Një vend i vogël si Greqia, që përfaqëson vetëm 2 përqind të PBB-së evropiane, ka zgjedhur një qeveri që vendosi në tryezë disa çështje thelbësore dhe vendimtare. Pas gjashtë muajsh luftë, jemi përballë një humbjeje të madhe, e kemi humbur betejën. Por do fitojmë luftën, sepse arritëm të ndryshojmë kushtet e debatit.
Ju kishit një plan B:një monedhë paralele, në rastin e mbylljes së bankave. Pse Cipras nuk i dha dritën jeshile atij plani?
Puna e tij ishte ajo e një kryeministri. E imja, në cilësinë e ministrit, ishte të ndërtoja mekanizmat më të mira, nëse do të merrnim atë vendim. Kishte arsye të forta për ta bërë atë, por edhe anasjelltas.
Ju do e hidhnit atë hap?
Sigurisht, dhe e kam thënë publikisht, por kam qenë në pakicë. E respektoj vendimin e shumicës.
Cipras ritheksoi se nuk kishte alternativë ndaj paketës së tretë të shpëtimit; ndërsa ju me planin B, pohonit se kishte një rrugëdalje…
Që kur kam qenë i ri, e ka refuzuar gjithnjë konceptim politik “theçerian” të “mungesës së alternativave”. Ka gjithmonë një zgjidhje.
Cila do të jetë trashëgimia e Angela Merkelit për Evropën?
Ideja evropiane, nuk është ndëshkimi i një kombi krenar, për të frikësuar të tjerët. Kjo nuk është Evropa e Gonzales, Giskard dhe Shmid. Ne kemi nevojë të vlerësojmë drejt kuptimin e asaj, çfarë do të thotë të jesh evropian, gjetja e mënyrave për të rikrijuar ëndrrën e prosperitetit të përbashkët në demokraci.
Ideja se frika dhe urrejtja, duhet të jenë gur themeli i Evropës së re, na çon prapa në vitet ‘30. Evropa është në rrezik për t’u shndërruar në një kafaz hekuri. Shpresoj që kancelarja nuk do dojë të na lërë një trashëgimi të tillë. / Claudi Perez “El Pais” /Bota.al

Po ti je 1sh Varoufakis!!!
Po ik o jevg i ndyre paguaj borxhet e leri paralajmerimet
Po edhe me breke neper kembe dhe pordhet vuu
Ptuu jevg anadolli
Vrfks…ka te drejte ne thelb per ate cka thote.
Hajdutet qe fituan me shume jane Gjermanet,Anglezet,Austriaket(qe nuk ndihen ne asnje aspekt),Francezet,kjo eshte Trojka….te tjeret jane SKLLEVER.
KJO ESHTE SHUME E VERTETE.
“KOKAT E ZGJUARA” QE JAPIN LEKSIONE, E KANE PATUR FJALEN PER DEKADA TE TERA NE GREQI, DHE JA SE KU E KANE KATANDISUR VENDIN.
TANI NUK KANE ME TE DREJTE FJALE.
fjale e vetem fjale pa rezultat ekonomik.
Bashkimi monetar europjan ( futja e Euros ) pa bere me pare bashkimin Politik, Fiskal, socjal etj. ishte nje gabim fatal qe nuk ishte per faj te popullit grek. Euro qysh ne krijimin e saja kishte dhe ka nje gabim shume e madh ne konstruksion, ne kuptimin qe nuk morri parasysh se vendet e Eurozons kane performanca te ndryshme ekonomik qe favorizojne Gjermanine.
Euro per gjermanet eshte e nenvleftesuar dhe prandaj prodhimet e tyre dalin me reth 20% mete lira se ato te vendeve e Europes Jugore si Greqi, Itali , Portugali, Spanje etj. Nga ana tjeter Gjermania sot shet bono thesari me nje interes prej 1%, ndersa Italia, Spanja, Portugalia etj. me mbi 4%,pra investimet gjermane favorizohen dhe ato italjane, greke, spanjolle etj. ndeshkohen. Kjo politike e ndyre nuk u vendos nga populli grek, kjo u vendos nga “fashizmi i bardhe” (bankat ).
Profesori grek ka te drejte, per sa kohe qe Greqia nuk do te jete konkuruese karshi vendeve te Europes Veriore si Gjermania, Austria etj. ajo nuk do te kete shans te marri vehten dhe zgjidhja do te jete qe Greqia te dali nga kurthi financjar i Euros dhe te kthehet ne monedhen e vet qe te arrije te behet konkuruese.
Une kam qene me pushime dhe pune ne Greqi dhe nuk eshte e vertete se populli i thjeshte grek eshte dembel. Krijimi i BE-se kishte nje qellim te madh : diversitetin dhe solidaritetin. Tani BE-ja ka humbur solidaritetin sepse politikanet zgjidhen nga popujt respektive dhe prandaj mbrojne vetem interesat nacjonale dhe jo ato eurpjane. Problemi eshte ne se do te kemi nje Gjermani europjane APO nje Europe gjermane.
Bashkimi i Gjermanise ishte nje gabim. Gjermania eshte bere shume e forte dhe shume nacjnaliste. Do ishte me mire qe DDR te futej ne BE si gjithe vendet e tjera dhe te mos behej bashkimi i Gjermanise. Populli gjerman dhe Merkeli nuk jane visionare por nacjonaliste te mjere. Ata kene harruar se cfare i bene botes shekullin e kaluar dhe tani mundojne te sundojne Europen me tregje dhe jo me tanke.
Krijimi i BE kishte si qellim qe me kohe te cdukeshin nacjonalismat dhe Europa te behej nje shtet ndernacjonal, gje qe sic duket gjermanet nuk e duan dhe per kete bejne fajtor popullin grek i cili nuk qenka punetor. Po popujt italjane, spanjolle, portugeze, qe po ndjejne fort krizen mos vall edhe ata jane dembele ?
Greqia eshte si nje gome e shpuar ne eurozone ..sado mballoma ti vesh,…nje dite do te pelcase.{te pakten kete kuptava nga shkrimi ..dhe une analizen e nje ekonomisti nuk e anashkaloj..}
Greqia eshte si nje gome e shpuar ne eurozone ..sado mballoma ti vesh,…nje dite do te pelcase.{te pakten kete kuptova nga shkrimi ..dhe une analizen e nje ekonomisti nuk e anashkaloj..}
Nga pleqeria ke humbur logjiken o plak. Nuk ka kuptim shprehja jote:
“Euro per gjermanet eshte e nenvleftesuar dhe prandaj prodhimet e tyre dalin me reth 20% mete lira se ato te vendeve e Europes Jugore si Greqi, Itali , Portugali, Spanje etj.” Dhe vazhdon me tej me jo me shume kuptim:
“Gjermania sot shet bono thesari me nje interes prej 1%, ndersa Italia, Spanja, Portugalia etj. me mbi 4%,pra investimet gjermane favorizohen dhe ato italjane, greke, spanjolle etj. ndeshkohen.”
Por pse, mor burre, s’te shkon mendja te pyesesh perse ndodh kjo?
Ka vetem nje arsye: sepse ekonomia gjermane eshte ekonomia me e forte, e sigurte dhe e palekundur. Prandaj edhe greket italianet etj ndjehen te sigurte te depozitojne kursimet ne banka gjermane e te blejne bono ne Gjermani e jo ne vendet e tyre.
Ti thua se ke qene me pune e me pushime ne Greqi dhe ke pare se greket nuk qenkan dembele, sic thote bota.
Une jam dakord pjeserisht ne kete pike. Por arsyeja e gjendjes se keqe te ekonomise greke nuk eshte vetem dembelizmi i grekeve por mbi te gjitha niveli i ulet kulturor i popullsise, etika e dobet e punes dhe korrupsioni i cfrenuar ne te gjitha nivelet. Cfare di te beje populli grek vec te vjele ullinj e te beje kos e djathe?
Ne keto rrethana si mund te konkuroje me popullin me te kulturuar te botes qe prodhon prej 12 vjetesh automobila, qe prodhoi raketat e telekomanduara the televizionin 80 vjet me pare.
Ne qofte se ka nje mesim te madh qe mund te nxjerrim nga kriza greke edhe ne ketu ne Shqiperic eshte se sa kohe qe te mbeshtetemi vetem te turizmi, vjelja e ullinjve dhe djathi e gjiza do te mbetemi skllever e guzhiniere e kamariere te gjermaneve e skandinaveve.
Qeverite shqiptare te 25 vjeteve te fundit shkaterruan sistemin arsimor, mjetin me te rendesishem per rritjen e nivelit kulturor te popullit dhe duke ndjekur shembullin e Greqise mendojne se turizmi do ta shpetoje Shqiperine (sic po e shpeton Greqine!!!).
Dhe pastaj, sic bejne greket, edhe ne do te ankohemi se na i kane fajin te huajte. “Ah ata gjermanet qe i kane dhene Greqise 29 plane Marshall deri sot, perse te mos i japin edhe Shqiperise?” do te themi e do t’i shajme si fajtore per gjendjen tone.
Me fal per nje lapsus qe qe duhet ta korrigjoj: Gjermania prodhon automobila prej 120 vjetesh e jo 12 vjetesh.
Historia ka vertetuar katerciperisht se korrupsioni,ky fenomen apo dukuri praktikes zyrtare ne dite e vite ka qene dhe do te mbetet pjelle e pangopesise per leke TE PISET e PUSHTET pa kufi me c’do forme si produkt i ekstremizmit te c’do ngjyre,forme apo besimi qofte, si dhe do te mbetet gangrene kombesh,as me pah dhe as me shume,per Sa kohe shqiptaret do te mbeten ne kuader te lloqeve.Sa per bashkimin e Gjermanise qe i frigohet plaku,dua ti them se Rusia putinjane e enderres sojetike eshte nje problem i prekshem e i dhunshem sot,dhe jo Gjermania e bashkuar qe mijra shqiptareve i ka hapur deren.Bolle me me dogma te diktaturave komunisto-nazifashiste,sot eshte dita e luftes pa kompromis ndaj fenomenit te korrupsionit,droges,cfrytezimit te femres si skllav seksi,apo krimi,pra me i thene ndal nje dukurie pseudo popullore nen petkun e patriotizmit.Per kujtese shikoni se si klanet e ramerve dhe te berishajve se si merren vesh per te bashkejetuar nder vete duke mashtruar,grabitur e derdhur lot krokodilesh,vetem e vetem per te grabitur e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Pa ndrequr e pastruar shtepine,nuke ke se si te gjykosh te tjeret,kur nuke ka ndersheri.Lekura e qengjit nuke i shkon ujkut,ashtu sekurse lekura e ujkut qengjit.Kafshate qe s’kaperdihet,eshte o vella mjerimi,
kafshate qe te ngec ne fyt e te ze trishtimi.
MIGJENI