Digjet nga flakët shqiptarja shtatzanë, po piqte shishqebap në skarë

Dita

Një 24-­vjeçare shqiptare, e cila jetonte në qytetin e Pescaras, u dogj në gradë të rëndë pasi u përfshi nga flakët e zjarrit.

Sipas “Ansa”, vajza ishte duke gatuar në skarë shishqebap, por per te nxitur ndezjen e zjarrit, përdori dhe alkool.

Ne kete moment, ndodhi një shpërthim zjarri që përfshiu gjithë trupin e saj. Gruaja pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 35 për qind të trupit dhe është në gjendje kritike.

Ajo fillimisht u transportua në spitalin e Pescara por për shkak se situata ishte serioze, u dërgua në qendrën e djegieve të rënda në Romë.

Mediave italiane raportojnë se ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *