Duket sikur vapa po ngjitet te kushdo dhe po e mpin mendjen e njerëzve për t’u kujtuar se çfarë po bëhet në këtë vend, dhe çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje.
Kryesorja është se çfarë programi të ri ka qeveria aktuale. Deri tani asgjë të re.
Ajo nuk po pranohet realisht nga politika amerikane dhe janë ngrirë gjithashtu marrëdhëniet politikë me Bashkimin Europian.
Merkeli erdhi në Shqipëri dhe kërkoi institucionalizmimin e shtetit shqiptar.
Gjithçka që duhet të ndodhë. duhet parë si një shkëputje nga absolutizmi.
Politika perëndimore e di që absolutizmi shqiptar është prezent, edhe pse është rrëzuar një absolut si Sali Berisha.
Nuk ka mjaftuar; sepse nga Rama priteshin reforma institucionale në funksion të pushtetit.
Institucionalizimi i ri i shtetit shqiptar është një vepër e madhe, të cilën ky kryeministër as që ka filluar ta mendojë realisht drejt edhe pse kuptohet që e dëshiron.
Pikërisht këtu është bllokimi i poltikës së tij me botën politike përëndimore. Por si?
Para së gjithash Rama duhet të fillojë të delegojë pushtetin, sepse e ka të pamundur me një imposibilitet absolut që të mund t’i drejtojë të gjitha vetë.
Nuk e kuptonte dot kur erdhi në pushtet; por, nëse nuk e ka kuptuar ende, do të ikë në shtëpinë e tij pa lënë asnjë gjurmë në zhvillimin historik të këti vendi; njëlloj si edhe të tjerët. Pse i duhet absolutizmi një kryeministri, shteti i të cilit nuk ka para? Vetëm nga patologjia.
Por kjo s’mjafton. Paratë sigurisht që gjenden me politikë, por ja që politika e sotme nuk është ajo e viteve gjashtëdhjetë.
Që të përfitosh materialisht nga Perëndimi, dhe të nisë zhvillimi real në Shqipëri, duhet zhbërë absolutizmi shqiptar. Paratë që do të sjellin zhvillimin duhet të injektohen në treg; por absolutizëm në një ekonomi tregu do të thotë klientelizëm.
Ja pse kërkohet institucionalizmi ligjor i Shqipërisë, me një pikë garantizmi: pushtet gjyqësor i pakorruptuar. Atëherë? Kur do të fillojë kjo?
Këtë e ka në dorë ky kryeministër, i cili duhet të largohet nga vetja për të organizuar mendjen, intelektin shqiptar dhe ligjin. Kjo është reforma. Me reformën e arsimit na tregoi se e ka këtë propensitet.
Pushteti individual pa aspiracion historik është një vrimë në ujë (në funksion të historisë demokratike të një vendi); por dhe një kërcënim personal i kryeministrit nga perspektiva.
Zoti Rama, e dini ju që perspektiva të mbyt, se nuk është ajo e skulpturës apo pikturës, por e historisë?
A ka sot një perspektivë shqiptare?
Jo, sot nuk ka një perspektivë shqiptare; prandaj kryeministri shqiptar duhet ta marrë në dorë këtë çështje dhe ta zhvillojë, nëse nuk do që vetë perspektiva t’i dalë kundër.
Ajo është ende “në pritje”; sepse Rama e ka fat që nuk ka një tjetër kundërshtar përballë që t’i rrezikojë pushtetin.
Por kjo s’mjafton, sepse është e mjaftueshmë vetëm për vegjetim, dhe jo për zhvillimin që kërkon perspektiva.

Foto qe flet sa 1000 fjale. Koha kur te dy ishit kokrra e kastravecit por ju dukej vetja se ishin qendra e botes (ha ha ha). Ishte koha kur Rama dhe i ndjeri Klos, si qindra (mijera biles) “intelektuale”, qe diktatura e eger Enveriane (ha ha ha) i kishte menjanuar apo lene ne hije, moren penen dhe nisen te shkruanin “refleksione-t” e tyre per sistemin, kohen. Ishin shume te zote keta njerez (burra nuk ju thua dot se e kane te erret kete pjese. hi hi hi), aq sa nuk kishte vend kjo cope Shqiperi per keta kolose qe vazhdojne edhe sot te predikojne te njejtat ide brilante. Por fat i keq dhe nuk jua rrasi Carin (si i thone llafes) as vete Sali Bajga se keta te dy nuk i duheshin. Me vone, kur i ndeshi perseri rruges se keta ju ulen ne prehrin e ngrohte, Sali Bajga i perdori dhe keqperdori deri sa… Sot i shohim vete. Ky popull (mender) nuk meriton me shume. Po cfare faji paten natyra e mrekullueshme dhe kafshet e shkreta qe u tjetersuan dhe cduken!
Ne kete vend as ka ndodhur as do te ndodhe ndryshim. Fjale vetem fjale. Cdo qeveri njelloj si tjetra. Korrupsion deri ne qelize. Njerez makuter, te pangopur e batakcinj nga cdo ane. Nuk ndryshon ky vend.
Behesh i “madh” kur kohet jane te vogla…
Deshperimi masiv per ate cfare pritej dhe pritet prej nje qeverie fillimisht mjaft premtuese, por qe deri per me sot rezulton te jete fare e pa afte dhe e pafuqishme per te cuar ne vend te pakten edhe nje premtim te vetem parazgjedhor, ka bere qe qytetaret e pashprese te marrin me mire rrugen e kurbetit, se sa te vrasin mendjen dhe te shqyrtojne me themel shkaqet e gjendjes se krijuar.
Sot u konfirmua permes shtypit se jane mbi tridhjete mije shqiptare qe kane kerkuar strehim brenda nje periudhe shume te shkurter ne Gjermani, tendenca mendohet te shkoje ne rritje. Keto jane shifra teper alarmante per nje vend me popullsi afro dy-tre milione banore.
Edhe pse ky fakt eshte tashme i njohur, as mediat dhe as shtypi shqiptar, as politikane te opozites, as perfaqesues te organizatave jo qeveritare, dhe as analiste e publiciste te njohur me sa vihet re nuk kane bere perpjekje per te informuar dhe kthjelluar keto masa te tulatura e te shushatura (jo nga vapa…), te cilat duket se pa punen e tyre bindese, nuk mund te marrin dot kurre persiper role te rendesishme ne shoqeri, ndryshe nga ai i indiferentit dhe inferiorit.
Absolutizmi dhe tendenca per ta spostuar varesine e pushtetit ne duart e individit eshte po aq evidente, sa dhe deshtimi me reformen institucionale, sa dhe gjendja e veshtire e ekonomise, sa numri i larte i papunesise,dhe sa gjendja e mjerueshme ne sektorin e shendetesise, sa ish-droga e Lazaratit qe gjoja u “hoq” me buje te madhe qe andej, por qe po lulezon sa nje boje njeriu gjetiu.
Keto i konstaton bota, keto i konstatojne helikopteret, jo ata te mushkonjave te Divjakes menjehere pas marrjes se pushtetit, por sot ato te italjaneve, keto i degjojme e i mesojme ne te gjithe. Por c’mendon e c’thote me vete gjatovinua? Po si s’e degjuam te pakten njehere te dale e te jape shpjegime per kritikat qe i behen te metave dhe mangesive e politikes se lekundur, qorre dhe pa krye te ndjekur deri me sot. Te informoje publikun per problematiken apo ngercin e mosberjes ende te nje reforme te sukseshme ne drejtesi, te shpjegoje se ku qendron hallka kryesore qe ka penguar dhe po pengon funksionimin normal te shtetit ligjor, pa lene menjane dhe ato te tjerat dhe po aq akute qe u permenden me lart. Pushteti i pamerituar eshte i destinuar te dorezohet, kurse ai i merituari eshte me e lehte te mbahet me zbatim te premtimeve dhe shume e veshtire te mbahet me demagogji boshe te pa bazuar ne realitet.
harron Spartaku qe kur te Ike nje Surrel Rama do te leje nje vesper madhore :Kerpudhen qe lulezon nje nje kalbesire qeveri.