Tufa e horrave të qeverisë po vjedhin si minjtë në baxho

anazapta

A kemi qenë gati për demokracinë ? A ka qenë shoqëria shqiptare në atë stad të mjaftueshëm për të lejuar pluralizmin partiak, shoqërinë e hapur, drejtësinë e pavarur etj, etj. Nuk e di. Nuk di kë të quaj Shqipëri. Të quaj tufën e horrave të qeverisë që vjedhin si minjtë në baxho, rrugacët që ndjekin shembullin e tyre? Apo të quaj mijëra shqiptarë të ndershëm, të braktisur e të papërfaqësuar?

 

Lut zotin qe nje ditë, fëmijët tanë tëkenë një qeveri njerëzish normalë. Na lodhën psikopatët e kapur në mënyrë perverse pas pushtetit dhe tufa e hienave që u shërben.

 

Na hiqen edhe si antikomunistë. Shikoni çfarë bënë me të përndjekurit politikë. Me ta është bërë një krim i madh moral, para dhe pas viteve 90. Fshati që duket nuk do kallauz, thotë një fjalë e popullit. Dhe ajo që shohim është që antikomunisti ish-komunist Sali me kollaj jep tapite e hajduteve të tokave qe ndertojne pa leje se sa te demshperblejë ish-të perndjekurit.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *