Pas deklaratës se Vllaznia do të ishte e vetmja skuadër shqiptare ku do të investonte përveç Kukësit, Safet Gjici konkretizon kushtet për të marrë drejtimin e shkodranëve. I zhgënjyer nga humbja në tavolinë me Legian dhe dënimi i UEFA-s, por edhe nga mbështetja e munguar e Bashkisë Kukës, Gjici shprehet i gatshëm të kontribuojë te Vllaznia, madje duke premtuar dy tituj në pesë sezonet e para të investimit.
Kushtet e vendosura nisin me kërkesën për të qenë bashkë-aksioner me marrëveshje juridike dhe transparente me Bashkinë Shkodër, ndërsa përcaktohen edhe rregullat për investimet dhe administrimin e klubit.
“Unë kërkoj që shuma që do derdhë bashkia në arkën e klubit para fillimit të sezonit të jetë 500 mijë Euro, ndërkohë unë do të garantoj shumën prej 700 mijë Eurosh në çdo fillim sezoni. Aksionet do të jenë 40% bashkia dhe 60% unë si president i klubit. Kërkoj adminsitrimin nga ana ime të stadiumit, komplekseve stërvitore, akademisë, ekipeve zinxhir dhe ekipit të vajzave, si dhe gjithë bazës materiale dhe stërvitore”.
Gjici pretendoj të drejtojë dhe menaxhojë i vetëm klubin, në aspektin sportiv dhe financiar, pa ndërhyrje në administratë, skuadër dhe staf teknik, me vetëm një përfaqësues të Bashkisë, që do të shërbejë si koordinator.
“Gjithashtu presidenti do të jetë person i vetëm që vendos mbi kontratat me lojtarët dhe stafin, si dhe për përfitimet dhe premiot. Unë jap mbështetjen time maksimale për Vllazninë, duke deklaruar se do jem pjesëmarrës për cdo vit në Kupat e Europës dhe për një periudhë 5 vjeçare garantoj se e shpall ekipin dy herë kampion, duke e lartësuar edhe më shumë këtë ekip elitar të Shqipërisë”.
Bashkëpunimi duhet të jetë minimalisht 5-vjeçar. Bashkia e Shkodrës ka afat 5 ditë për t’i kthyer përgjigje drejtuesit të Kukësit.
Përpos kushteve për Vllazninë, Safet Gjici vendos kushte edhe për Kukësin. Ai premton se do të vazhdojë punën e pandërprerë me nënkampionët e Shqipërisë, nëse Bashkia Kukës do të shlyejë detyrimet e prapambetura dhe të garantojë detyrimet financiare për sezonin e ri. Në të kundërt, do të formalizohet largimi nga ekipi verior.

Pak si shume per kerkon :me paret e juaja po ju marr gjithe mundesite e fitimit!
Po e hangri bashkia mir t’ju banet. Cjan mer kyto kishte qi vendos ky ?
Njerez si Zoteria, nuk kane degjuar kurre zerin e civilizimit, menyren e duhur te komunikimit dhe formatin e personalitetit te nje investori. Tek e degjon te vere KUSHTE, per cdo gje qe mendon se i duhet dhene atij patjeter, nuk te ndahet ajo ndjenja e keqe, se nje zgjedhje e tille, eshte si ajo garuzhdja e mbushur ne kanalin e ujrave te zeza.
Vllaznia si ekip dhe Shkodra si djep i qyteterimit shqiptar, nuk kane asgje te perbashket me kete Zoteri nga fshatrat e Kukesit.
Ka ardhur koha, qe njerezve te tille, tu tregohet vendi. Me mire pa sponsor fare sesa nje te tille. te karakterizuar nga mungesa e seriozitetit dhe e profesionalizmit, nga anadollizmi i tipave qe nuk ia vlen ti marresh seriozisht.