Krimet duan përgjigje

Dita

DITA! Takimi apo jo i këtij fshatari nga Viçidoli me “dallëndyshet” e çallmave saudite, është një çështje pa rëndësi.

Ajo që ka rëndësi për shqiptarët, është analiza e duhur e fenomeneve shoqëruese të asaj kohe, e kthimit të vendit tonë në han me dy porta për çdo mbeturinë terrorizmi nga bota, e kthimit të politikës ekonomike shqiptare në një vegël mashtrimi gjigant, siç ishin piramidat e Sudeve dhe Xhaferrëve, me pasojë prishjen e rendit kushtetues në vend. “Justifikimet” e njeriut kryesor përgjegjës për këtë histori shkatërrimi, se nuk kishte baza ligjore apo ishim të papërvojë, janë sa qesharake, aq edhe cinike.

Këtu nuk ka vend për aludime. Këto janë krime që duhet të marrin përgjigjen e duhur juridike. Ky është ilustrimi më i qartë i nevojës jetike të reformës në drejtësi. Pa përfundimin e kësaj rrumpalle në këtë aparat, është humbje kohe, përballja me ligësinë e këtij njeriu që i shkaktoi kaq shkatërrim këtij vendi. Strukturat e shtetit shqiptar nuk mund të jenë më mishërim i papërgjegjësisë dhe pandëshkueshmërisë. Nëse kjo nuk ndryshon, atëherë vetëm se kemi ndërruar njërin Saleh me një tjetër PLEH.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *