Ta thoshte një tjetër…

Dita

Pushime të mbara
Moj ministre e bukur
Ç’janë ato mufka
Që na ke këputur?

Asnjë s’e besonte
U habit njerëzia
Se nga krimineli
Erdh demokracia.

Sa shpejt e harrove
Anën e Ziverit
Bonjakët vlonjatë
Nga krimet e Hitlerit.

Ta thoshte një tjetër
Ndofta do e besoja
Thënien nga një nënë
Kurrë s’do ta pranoja.

Krye krimineli
Spiuni i Serbisë
S’ka asnjë meritë
Për ardhjen e lirisë.

Zonjë, demokracia
Akoma s’është parë
Njëzetë e ca vjet
Krime e kusarë.

Bandat e Saliut
Të këtij gjakatari
Nga jugu e veriu
Hapën gropa varri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *