Marrja e sportistëve kosovarë nuk është më zgjidhje!

Dita

Koha do të tregojë shumë gjëra, por këtë herë Ministria e Arsimit ka vepruar drejt, për arsyen e thjeshtë sepse të rinjtë kosovarë së pari duhet të kenë dokumentacionin e duhur, por mbi të gjitha, atë që nuk thuhet se është një brez i tërë shqiptarësh të vegjël e të rinj, që e kanë ëndërr të veshin fanellën e përfaqësimit të atdheut të tyre.

Këtë herë do apo s’do Federata jonë e Futbollit, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka të drejtë dhe duhet vlerësuar plotësisht. Fabula është e thjeshtë: zëvendëssekretari i përgjithshëm i FSHF­së, në një dalje për shtyp e ka anatemuar dikasterin sepse nuk i dha nënshtetësinë shqiptare 9 lojtarëve të propozuar për ekipet kombëtare të moshave. Konform ligjit, dikasteri u ka bërë me dije se pajisja e tyre me pasaporta është e pamundur pasi procedura bie ndesh me ligjin aktual.
Larg kleçkave të ligjit, para të cilit, duhet të ulim kokën dhe të dëgjojmë, gjë që është e pamundur dhe për FSHF­në (!!!), një akt më i madh, tashmë gjendet para dikasterit ku punon zyrtari i njohur Besnik Çela i FSHF­së, që është ankuar publikisht. Ai lidhet me të ardhmen e Kosovës dhe mundësinë e afërt që ajo të anëtarësohet me të drejta të plota në sportin e futbollit, ç’ka do të thotë se e privon atë së pari nga talentet, por e dyta dhe ndoshta e para për ne është se janë një brez i tërë shqiptarësh të rinj, që mbase nuk i kanë mundësitë e kosovarëve (lexo financiare) dhe po digjen. Po digjen sepse Federata jonë e Futbollit e ka më të lehtë të marrë talente të gatshme sesa t’i përgatisë vetë dhe t’i bëjë të aftë deri në ekipet elitare.

Sot, jemi dëshmitarë, që Kosova nga dita në ditë po dihat shumë afër anëtarësimit në FIFA, një akt, që do ta ndihmojë shumë dhe drejt aderimit në struktura të tjera, për t’i hapur udhë vendimit final të pranimit në OKB me të drejta të plota. Që do të thotë se të gjithë energjitë, kapacitetet dhe mundësitë duhet t’i derdhë për identifikimin e vet. Kurse Federata shqiptare ka ardhur koha që projektet afatgjata, që në këtë rast duken hapur se janë afatshkurtra t’i mendojë për të rinjtë shqiptarë, që s’kanë hapësira, që s’kanë terrene sportive, që s’kanë mundësi financiare dhe mbi të gjitha që as nuk subvencionohen nga shteti i tyre.

Nuk do jetë e largët dita kur Shqipëria të luajë ndoshta kundër Kosovës në ndeshje ndërkombëtare dhe me gjithë dashurinë për flamurin dhe patetizmin klasik nga të dy anët, secili nga ne do bëjë tifo për përfaqësuesen e vet.

Koha do të tregojë shumë gjëra, por këtë herë Ministria e Arsimit ka vepruar drejt, për arsyen e thjeshtë sepse të rinjtë kosovarë së pari duhet të kenë dokumentacionin e duhur, por mbi të gjitha, atë që nuk thuhet se është një brez i tërë shqiptarësh të vegjël e të rinj, që e kanë ëndërr të veshin fanellën e përfaqësimit të atdheut të tyre. /Revista Java

Share This Article
16 Comments
  • Ne shkurt te 2016 ne krye te FIFA-s do zfjidhet Platinoviç dhe Kosova nuk do te pranohet edhe per te pakten 10 vite ne FIFA.

  • Keto muhabetet dylekshe qe i quajne shqiptaret e Kosoves, kosovar, e qahen se s’na paskan ardhur talentet e brendshme, jane tipike driteshkurtersie shqiptare e cila eshte nje karakteristike tipike e ketij kombi idiot, qe shkelet me kemb kudo qe vete.

  • Shiko cfare qelbesirash..ca behet keshtu
    shqiptari I ben bllokade shqiptarit
    si I keni bere keto plane per pislleqe te tilla,,ndyresira

  • Te neveritshem keta majmuna vallezues qe dashurin per flamurin kombetar e quan patetizem klasik . Patetizem modern esht qendrimi autorit . Kombetarja esht e jona e jo e atyreve .
    Ne qasjen me flamurin kombetar e preferoj zgjedhjen Amerikane qe nuk esht aq e “arrier” si vet Autori .

  • Shkrim dredharak. Autori gjasme sikur mendon per te miren e Kosoves, qe do u anetaresoka ne FIFa apo UEFA kerkon qe te mos marrim ne kombetare futbolliste nga Kosova?! Kur dihet qe ata jane me te miret. Nga klasi dhe patriotizmi i tyre. Ne jemi nje komb dhe do apo nuk do Europa apo Bota bashke me Ben Andonin ne duhet te kemi nje kombetare futbolli. DIten qe Kosova do te pranohet ne UEFA “shorti i paanshem” do ta veje Shqiperine dhe Kosoven perballe njera tjeteres. Per te penguar bashkimin shpirteror ndershqiptar. Edhe Ben Andoni ben te njejten gje.

  • Jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar dhe s’di pse e them me ze te larte kete kudo ku kam shkuar, neper Europe ,apo Amerike,por te them te drejten nuk ndjehem me shqiptar ne vendin tim,jam si i huaj,sepse je nje qytetar i pambrojtur. Si mundet qe ne politiken e shtetit tim te ndahen shqiptaret ne krahina,jo kosovare apo dibrane,mallakastriote,apo kurveleshas,kur kombi shqiptar eshte nje.
    Edhe pse nuk jam i befasuar,per paradokset ne vendin tim,perseri te shkohej deri ketu dhe te merresh me keto gjera,jam i befasuar. Po si mund te besh nje poitike te tille ,me arsyen se u penalizoka dikush per x apo y sport,kur ne momentin aktual shqiptaret,kombi shqiptar, po provon per here te pare ne historine e futbollit,ne sportin me popullor e me te bukur ne bote,shijen,kenaqesine e nje fillim suksesi ,duke i hapur driten jeshile endrres se madhe per t’ u kualifikuar ne kompeticionet me te rendesishme te Futbollit europian,apo dhe atij botror.
    Dhe roli i futbollisteve shqiptar nga Kosova ka qene dhe eshte i padiskutushem dhe i patjetersueshem ne te gjithe rrugen e gjate te ketyre 15 vjeteve te fundit sidomos te Kombetares tone .
    Ne qendrime dhe vendime te tilla nuk mund te gjejne vend argumentet e mesiperme,por perkundrazi kemi te bejme me nje loje te cpifur dhe qendrim aspak dashamires dhe aspak ne perputhje me vet ambientin mbare shqiptar sportdashes qe nepermjet futbollit kane kultivuar afrimin dhe jo ndarjen ndermjer tyre,si ne kete rast me ligje te tilla te cuditshme.
    Perfaqesuese te forta e me ze neper bote,blejne lojtare te caktuar per te rritur cilesine e Futbollit te kombetareve te tyre,duk ju ofruar atyre nenshtetesi,kurse ne jemi te nje gjaku dhe kerkojme nepermjet te ashtuquajturave ligje ( qe ne fakt jane groteske) vetem e vetem te pengojme njeri tjetrin,ti vejme barriera njeri tjetrit,per tu ndare e jo bashkuar. Kujt i sherben kjo!!!??? Vetem shqiptareve kurrsesi qe JO !
    …..Ja pse ” nuk ndjehem ” shqiptar edhe pse e them me krenari se do te jem e do te vdes shqiptar!

  • Asnje Shqiptar kudo te ndodhet sduhet ti mohohet e drejta per te luajtur me ekipin kombetar..kshu qe mos ja fusni kot ju dhe ministria..si dihet cfar fshihet mbrapa..por kjo gje vjen er…. ligji shqiptar i mbeshtet talentet e u jeo shtetesin pa plotesuar kriteret por por shqiptaret e kosoves apo te maqedonis i plotesojn kushtet sepse jan super shqiptar..keshtu mjaft me kto ndaresira..ashtu si plot shqiptar qe kan vendos me loz me shtete te huaja edhe ato shtete besojn te talenti i tyre pavarsisht origjines..kurse ne duam tju vem shkelmin..turp ministris se turpit

  • Ik o Ben Andoni se kuptohet gjuha jote e shkrimit,Lindita Nikolles ti vije turp per rrefuzimin qe i ka bere lojtareve shqiptare nga kosova,bile do te thoja turp politikabeve qe spaisin me pas. shqiptare cdo bashkekombas…

  • Ky Ben loqja PO te doje. Mundet te mare shtetesine greke ruse Turke apo serbe , por te drejten e shqiptareve nga Kosova per te luajtur apo per tu quajtur Shqiptare nuk mund tju a mohoje Sepse KOSOVA ISHTE ESHTE DHE DO TE JETE SHQIPERI NE JETE TE JETEVE.
    Ben Tradhetari mos na merzit bythen me dengla ANTISHQIPTARE.

  • per cdo shqiptar nga kosova qe kerkon nenshtetesine shqiptare ,dhe jo vetem per sportistet qe kemi ne nevoje,duhet dhene nenshtetsia.E ARDHMJA E SHQIPERISE ESHTE VETEM BASHKIMI ME KOSOVEN.

  • Po ca jane keto idiotlliqe mer. S’po i marrim shqiptaret nga Kosova, me qe po presim te futen ne org nderkombtare medemek. Po deri sa te futen te rrijne ti rruajne leshin ministres me ketij Benit dmth? Po lerini mer cunat e gocat te luajne e te bejne punen e tyre, se sportista s’kane 5 vjet qe te presin te korruptumit e Fifa e leshit, sa ti fusin ne organizata. Te marrin pasaporten shqiptare te luajne e po u fut Kosova le te rimarrin te Kosoves. Po Serbia merr sportista rus me procedura te pershpejtume se jane rezultativ si ate Notarin Rus qe e morren vjet. Apo Greqia qe i dha Pirdho Dhimes pasaporte si minoritar ne 2 jave se i duhej nje peshngrites. Apo dhe keta kishin hallin e organizatave. Shkrim shume i dobet dhe arsyetim shume idiot si nga ministria si nga keta kanakaret qe e ndjekin me shkrime te llojit” ua sa i mire eshte nje vendim idiot”.

  • Nese fshihni komentet e bera nga qytetaret ne menyren me te ulet nuk jini ndryshe nga keta pseudo gazetare qe kerkojne te ndajne popullin ne shqiptare e kosovare. Edhe njehere Ju lutem te me jepni arsyen pse kini fshire komentin tim.

  • Ky Beni eshte coban dhe anti-shqiptar. Atij, duhet ti ndalohet rreptesisht te shkruaj ne gazeta shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *