Kryeministri Anglez David Cameron është fotografuar duke shijuar një birrë teksa pushon në Portugali bashke me gruan e tij Samantha. Ai ka zbuluar edhe zgjedhjen e tij më të fundit të atleteve FitFlops.
Çifti është kthyer në bregdetin Algarve, një destinacion të cilin ata e kanë frekuentuar shpesh vitet e fundit.
Ata e fillojnë ditën me një pije në fshatin e bukur të Alvor – i njohur për rrugët e tij të ngushta me kalldrëm dhe limane të izoluar ku përballë ka një sfond idilik e mbushur me varkave me vela.
