Ultimatumi i AKEP për kabllorët: Deri në 30 gusht të jenë hequr “merimangat”

Dita

Sipërmarrësit kabllorë do të kenë kohë deri në fund të gushtit për të hartuar planin për të sistemuar telat që varen si rrjeta merimange mbi kryeqytet, e që rrezikojnë përditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Ultimatumi jepet nga Agjensia e Komunikimeve Elektronike. Përmes dokumentave të siguruara nga Ora News, thuhet:

“Do të njoftohen sipermarresit/kablloret qe te kene sistemuar rrjetin ne te gjitha pjesët e ngelura,pas aksionit të emergjencës deri ne date 30 Gusht 2015”.

E nëse kjo nuk ndodh, Agjensia e Komunikimeve Elektronike do të vlerësojë situatën për të marrë më pas masa ekstreme deri në shkëputjen e tyre pa paralajmërim.

“Mbas analizimit se çfare u arrit deri ne 30 Gusht dhe që shtrihet deri 30 Shtator, per shmangien nga shtyllezimet elektrike ne gjithe territorin, do të njoftohen kabllorët që të përfundojnë largimin dhe pas 30 Shtatorit do te priten pa paralajmerim”.

Sipas AKEP, aksioni do të përfundojë në 30 dhjetor dhe ai parashikon zhdukjen totale rrjeteve jashtë çdo kushti teknik në zonat e banuara.

Share This Article
2 Comments
  • Nje urdher pak a shume te tille dha edhe lul Basha kur ishte kryebashkiak, rezultati sigurisht ishte xero absolute sepse eshte i pamundur fizikisht sistemimi i kabllove tani pas pilafit

    te tille urdhera jane te destinuar te parfundojne si tram-ide…

    prandaj me mire mos i bini kot legenit, keto gjera mund realizohen vetem ne rast se financohet infrastruktura perkatese kur shtrohen apo riparohen rruget, (e thene trashe per te trashet qe projektojne ristrukturimet e rrugeve neper zonat e qyteteve, duhen shtruar tuba per internetin apo tekekomin madje edhe rezerve sepse nuk kane ndonje kosto te larte ne raport me financimin e nje rruge)
    Si githmone ne kohe jemi..

  • A i ka hequr ” merimangat ” personalisht djali i Gjeneralit te Enver Hoxhes, Alias Pirros Xhixhos, Drejtor i AKEP – it dhe babushi i Msrs. E. Xhixho, Zv. Ministre e Integrimit qe ka rene 18 kg peshe vetem qe t,ja fuse Shqipreise ne BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *