Deputetët italianë, burra e gra, nuk paguajnë faturat. Që nga muaji shtator i një viti më parë, rezulton se një grusht deputetësh/esh, nuk kanë paguar kafetë apo pijet e tjera të konsumuara në barin e dhomës së ulët të Parlamentit. Sipas mediave italiane, në barin e Montecitorio figurojnë me mijëra kafe të shërbyera që s’janë paguar asnjëherë.
Sipas “La Repubblica” janë 34 ish deputetët që kanë një borxh nag 300 deri në 800 euro për të paguar. . Ndërkohë që borxhi total shkon në 20 mijë euro. Disa prej deputetëve të kontaktuar nga gazetarët italianë janë shprehur se do të paguajnë shumë shpejt faturat por deri më tani nuk ka asnjë pagesë të kryer.
Mes deputetëve “harraq”, janë edhe ata të cilët kanë përfunduar mandatin në vitin 2013 dhe nuk kanë paguar duke bërë që shuma të shkojë në 20 mijë dhe të detyrojë kompaninë që menaxhon barin dhe restorantin që të mos kryejë asnjë shërbim deri në pagesën e plotë.
Pas përfundimit të pushimeve, dosja e administratës së Momtecitorios mund të përfundojë në tryezën e kryetares së dhomës së ulët të parlamentit, Laura Boldrini e cila do të marrë një vendim për këtë situatë.

Ky po qe eshte lajm.Propozoj ta mbani sa me gjate ne gazete dhe bile si kryeartikull.Kjo pervoje e mire duhet perhapur kudo ne Shqiperi ,tek te gjithe nepunesit deputete dhe bile edhe qeveritaret.A do te shkojme ne Europe…?Atehere pse te mos e aplikojme edhe ne,,,,,?