Kur do të vijë suksesi në tatime

Dita

E para është ekonomia! Pas saj vijnë tatimet dhe administrata.

Komentet nuk vlejnë për aq kohe sa nuk kuptohet se pa ekonominë nuk ka as taksa dhe as buxhet. Ekonomia është ambienti ku ndodhin gjithë fenomenet dhe zhvillimet e biznesit shqiptar dhe të huaj.

 

Po administrata?

Administrata tatimore si një ndër administratat ekskluzive kërkon dhe një trajtim të veçantë në dallim me gjithë administratën publike. Trajtimi ndryshe nga ana e qeverisë vetëm ul koston e mbledhjes të të ardhurave buxhetore, si dhe fiton një pjesë të të ardhurave të parashikuara për shkak të ruajtjes së kompaktësisë përballë botës së biznesit (të ndershëm apo jo), që ajo ka për detyre të administrojë. Në kuadrin e zbatimit të një trajtimi ndryshe të administratës tatimore, duhet luftuar për realizimin e përhapjes së transparencës në veprimet e saj. Kjo transparencë fillon me qëllimet e administratës tatimore me rregulla të përcaktuara dhe të deklaruara që në fillim të zbatimit të praktikave nëpërmjet përçuesve mediatikë. Shpallja e objektivave tatimore për secilën degë e nëndegë të ekonomisë si dhe për secilën zonë të vendit për mbledhjen e të ardhurave do të ulte në mase gjykimet personale të tatimpaguesve dhe do të rriste formën e pagesës së tatimeve vullnetarisht.

Reformimi tatimor kërkon një rikonceptim që nuk rresht kurrë përgjatë qeverisjes. Ky azhornim i modelit të qeverisjes duhet të orientohet drejt koordinimit të marrëdhënieve ndërmjet qeverisë dhe tatimpaguesve në kuptimin e modelimit dhe ndryshimit të strukturës së ekonomisë.

Suksesi do të vijë nëse kërkesat e tatimpaguesve, vullneti i politikes, përgatitja serioze në formë studimore eksperimentale të drafteve ligjore nga fisku, hidhen “në treg” në momentin e duhur, me veprime të zhdërvjellëta dhe këmbëngulje menaxheriale. Duhet të kthehet prioritet për qeverinë, që administrata fiskale të vihet në qendër të reformës.

 

Të ardhurat personale dhe Tatimpaguesit

Perceptimi publik kërkon te shteti garantimin e të drejtave kushtetuese dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Por, ato nuk janë të mundura që të realizohen pa kontributin fiskal të gjithsecilit në buxhetin e shtetit. Në ndryshimin e këtij mentaliteti do të shërbente dhe një riorientim i politikes fiskale për të ardhurat personale. Për të ulur çrregullimet me tatimin mbi të ardhurat personale, reforma për këtë pikë duhet të përcaktojë se shuma vjetore e mirëqenies personale në çdo formë të arritjes së saj dhe në çdo formë të shfaqjes së kësaj mirëqenie (qofshin aktive te luajtshme apo të paluajtshme) do të jetë pjesë e tatimit të tyre.

Për të ardhurat fiskale të buxhetit të shtetit, tatimi mbi të ardhurat personale duhet të bëhet me i rëndësishmi, madje me synimin afatmesëm që të dalë edhe mbi TVSH-në, nisur nga përhapja e madhe e formave të krijimit të të ardhurave personale si dhe mosaplikimit të tatimeve në bazë të gjerë deri më sot mbi këto të ardhura.

Të ardhurat personale janë një matje e saktë e kapacitetit personal për të konsumuar dhe kursyer. Tatimi mbi këto të ardhura personale synon rritjen e të ardhurave fiskale për shtetin dhe shpërndarje të barrës fiskale me efekte depolarizuese në shoqërinë shqiptare. Megjithëse, matja e potencialit real të të ardhurave personale është një detyrë e vështirë për t’u realizuar në këte drejtim mund të gjenden pika standarde për ngushtimin e mundësive të fshehjes se tij. Gjendja e mallrave, amortizimet e ligjshme dhe përpjesëtimet midis biznesit dhe shpenzimeve të konsumit personal zakonisht luajnë një rol parësor në matjen e kujdesshme të të ardhurave personale.

Por, bazuar të të ardhurat tatimore nga TVSH-ja vlen të thuhet se dhe në këtë drejtim duhet një këndvështrim i ndryshëm i administrimit të tyre. Nisur nga lidhja e ngushtë që kanë llojet e tatimeve me njëri-tjetrin duhet parë edhe tërheqja dhe shtytja që kanë ato mes tyre. Kjo është ngushtësisht e lidhur gjithashtu dhe me vendin dhe kohën e realizimit të të ardhurave tatimore. Ndjekja e këtyre të ardhurave në kohen e duhur kur ato krijohen do të çonte në mbledhjen e tyre me kosto relativisht të ulet dhe delegimin e funksioneve të bashkëpunimit dhe vetëkontrollit direkt te tatimpaguesi. / nga AL-TAX

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Suksesi ne tatime e dogana do te vije vetem atehere kur ne keto institucione te mos emerohen partiake dhe militane HAJDUTE por njerez te ndershem e profesioniste ,

    • PYETJA :

      Kur do të vijë suksesi në tatime ?

      * * * * *

      TENTATIVE PER PERGJIGJE :

      VETEM ATEHERE KUR SHQIPTARET

      TE CLIROJNE VEHTEN KUDO

      NGA CDO QIME …

  • Tatimoreve iu duhet bere si faturisteve te OSHEE ,Sa here ka shkelje duhet arrestuar tatimori qe e ka lejuar pastaj sekuester biznesit .Tatimoret jane pjesa me e korruptuar qe fut ne xhep ate qe biznesi duhet ti derdhe shtetit .Kur nuk marrin dot gje gjobisin biznesin e rregullt se nga i paregullti marrin cdo muaj pjesen.Prandaj o shtet deri sa te punesosh nga keta lloje nepunesish deficiti eshte faji jot .

  • Per mendimin tim problemi eshte shume me kompleks. Fillon me qytetarin qe refuzon te paguaje taksat qe i takojne (patriotizmin e kane vetem per ndeshje futbolli) deri tek administrata tatimore qe eshte nje miks gjobvenesish profesioniste te vjeter pa etike komunikimi me disa te rinj injorante militante qe jane aty thjesht per te marre rrogen pa asnje interes per te kryer detyren.

    Gjithesesi mendoj se çdo gje duhet te filloje qe nga bankat e universitetit dhe Fakulteti i Ekonomise duhet te behet shembull per studentet e profilit kontabilitet ku shumica e merr provimin pas heres se dyte ose te trete dhe nota maksimale nuk shkon me teper se 7. Ky rezultat vjen pike se pari pasi lenda zhvillohet ne imagjinate te plote ku studenti mbaron shkollen dhe nuk i kane demonstruar nje fature TVSH-je apo model 4, si plotesohet dhe si deklarohet TVSH-ja ne fund te muajit etj., nderkohe pretendohet qe ai te dije te mbylli nje bilanc vjetor. Njohurite mbi legjislacionin tatimor jane zero.
    Me kete nivel studentesh nuk mund te presesh as ekonomiste kompanish te forte, por as administrate tatimore te forte.
    Ne kushtet aktuale Ministria e Financave duhet te rrise nderveprimin qytetar ne formalizimin e ekonomise. Futja e skemave shperblyese per qytetaret kundrejt dorezimit te kuponave fiskale do rrisi ndergjegjesimin e te gjithe paleve per zbatimin e kerkesave te ligjit dhe njekohesisht kontroll me te mire tatimor nga administrata. Nese 1 lokal i thjeshte me 20 tavolina leshon vetem 10-15 kupona fiskale ne dite eshte normale qe ai i eshte shmangur detyrimit per te deklaruar drejt te ardhurat e tij. Edhe pa kontroll tatimor ti je ne gjendje ta identifikosh si abuzues.
    Republika e Kosoves ka bere sivjet nje skeme te tille dhe rezultatet jane tejet te kenaqshme kur interesi qytetar eshte rritur ndjeshem dhe vetem ne 10 diteshin e pare te aplikimit ishin dorezuar 180 mije kupona tatimore.
    Mbi te gjitha qytetaret duhet ta kuptojne se pa paguar detyrimet qe u takojne mos te pretendojne as per arsim e as per shendetesi falas, as sherbime publike cilesore, as infrastrukture te standarteve te larta e cdo gje tjeter qe e kane pare e prekur ne vendet e zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *