Me të plagosur e me të vrarë…

Dita

Edi Rama u plagos. Në zgjedhje. Mos u trembni, në zgjedhje. Që Edi Rama u plagos janë fjalet e ish kryeministrit dhe qytetarit Berisha. Pra, ne paskemi qenë në luftë. Zgjedhjet paskëshin qenë një fushë betejë me të plagosur e me të vrarë. Pra Edi u plagos.

Nuk është rastësi kjo fjala plagosje, jo dhe jo. Mbas plagosjes që plaga ka gjak dhe i munduari merr fryme duhet goditur me hanxhar, kordhë, pushkë a helm që ai të vdesë. Fjalë muxhahedinësh.

Përfytyroni e dashur Dita fjalët e Berishës kur shikonte “betejën” e 21 Janarit nga dritarja e kryeministrisë. Kur u qëllua Hekurani, Berisha do ketë urdhëruar. “Qëllojeni për ta vrarë!”.

Kur u qëllua Aleksi do ketë thënë: “Llupo, qëllo në shenjë, nuk dua të plagosur”. Sherrin më të madh do ta ketë pasur me Prendin të cilin e goditën në fytyrë dhe e plagosën. Po Edi duhej të kishte vdekur kur bëri grevën e urisë. Kështu i tha përfaqësuesve të B.Europian. Ai do t’i bënte një varrim madhështor.

Nuk e di ç’fjalë do të ketë thënë Berisha kur deshi të bombardonte Vlorën, kur vrau shqiptarin maqedonas… Po kur u vra Trebicka, kur u vra Olldashi…? Kjo është ideologjia e SHQUP-it, bizantine e mesjetare. Kemi rrugë të gjatë për të bërë në këtë demokraci të brishte me të plagosur. Por ata që e kanë plagosur e vrarë nuk janë në burg, ku e kanë vendin.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *