Vrasja e trefishtë në bulevard, grup hetimor shqiptaro-holandez

Dita
Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nPolice force, at the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.

Vrasja e trefishtë në bulevardin “Zogu I” në fund të muajit Maj 2015, ku mbetën viktima e një përleshje të armatosur Mentor Lufi, Durim Sulku dhe Gerti Goxhaj, dhe e cila dyshohet se e ka zanafillën në vrasjen e Ilirjan Sulkut, në Roterdam të Holandës, do të hetohet nga një grup i vetëm hetimor, i përbërë nga prokurorë të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe të Prokurorisë së Roterdamit, në bazë të një marrëveshjeje të posaçme, e cila pritet të nënshkruhet pas pak ditësh ndërmjet dy strukturave hetimore. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga organi i akuzës. Krimi e ka zanafillën në prishjen e një lidhjeje shoqërore mes Lufit (Doçit) dhe Sulkut, që kaloi më pas me prishje pazaresh të drogës dhe trafiqeve nga Holanda në Itali dhe më tej në sulmet me armë dhe hakmarrjet deri në vrasje.
Grup i përbashkët hetimor
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, prokurorët shqiptarë dhe holandezë do të jenë pjesë e Ekipit të Përbashkët Hetimor, një strukturë e cila krijohet për herë të parë dhe që synon të përshpejtojë veprimet hetimore në të dy shtetet për të zbardhur dy ngjarjen kriminale, për të cilat ka të dhëna të shumta se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas parashikimeve të marrëveshjes së pritshme, informacionet që do të përftohen nga hetimi në njërin shtet, do t’i përcillen menjëherë edhe shtetit tjetër, me qëllim koordinimin e veprimtarisë hetimore.
Çfarë është EHP?
Koncepti i Ekipeve të Përbashkëta Hetimore (EHP), funksionon sipas Udhëzuesit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet. Koncepti i EPH-ve lindi nga ideja se metodat ekzistuese të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe juridik, në vetvete, ishin të pamjaftueshme për të trajtuar krimin e rëndë të organizuar ndërkufitar. Lindi mendimi se një skuadër autoritetesh gjyqësore dhe hetuesish nga dy ose më shumë shtete, të cilët të punonin së bashku me autoritet të qartë ligjor dhe qartësi lidhur me të drejtat, detyrat dhe detyrimet e pjesëmarrësve do të çonte në përmirësimin e luftës kundër krimit të organizuar. Një shembull i një skuadre pasive mund të jetë kur një hetues nga Bosnja dhe Hercegovina punon me hetuesit nga Kroacia dhe ka rol këshillimor ose konsultues ose rol mbështetës bazuar në ofrimin e ndihmës teknike vendit pritës.

Kur mund të krijohet një EPH?
Përvoja ka treguar se kur një Shtet heton për një vepër me një dimension ndërkufitar, në veçanti në lidhje me krimin e organizuar, hetimi mund të përfitojë nga pjesëmarrja e autoriteteve nga Shtetet e tjera në të cilat ka lidhje për veprat në fjalë, ose kur është i dobishëm koordinimi. Në dallim nga supozimi i përgjithshëm se EPH-të duhen përdorur vetëm për raste serioze të krimit të organizuar, pika 1 e Nenit 20 të Protokollit të dytë e trajton konceptin e një EPH-je jo aq shumë nga këndvështrimi i një krimi, sesa nga dimensioni ndërkombëtar dhe ndërkufitar i krimit.

Fusha krimi ku ngrihet EPH:
Trafikimi i qenieve njerëzore me elemente ndërkufitare
Kalimi kontrabandë i migruesve
Trafikimi i lëndëve narkotike me elemente ndërkufitare
Raste terrorizmi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *