Partizani fiton miqësoren me Tërbunin

Dita

Partizani merr të tjera sinjale pozitive nga miqësoret e verës. Pas fitimit të trofeut Egnatia Cup të kuqtë marrin sinjale pozitive dhe nga testi me Tërbunin e sapongjitur në Kategorinë Superiore. Miqësorja e zhvilluar në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës përfundoi me fitoren 4-2 të ekipit të Sulejman Starovës që aktivizoi pothuajse gjithë lojtarët në dispozicion, duke testuar në pjesën e dytë edhe portierin arab Najjar i cili ka ardhur në provë në kampin e kuq. Sinjali i parë erdhi nga një nga përforcimet e fundit të të kuqve, italiani Morini i cili zhbllokoi shifrat duke shënuar golin e parë me fanellën e Partizanit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe Partizani dyfishoi në fillimin e të dytës me Vatnikajn, por Tërbuni u kthye në lojë duke ekulilbruar sërish rezultatin fallë golave të Monukës dhe Malindit. Gjithsesi Partizani morri sërish frenat e lojës me Fazlliu që kaloi sërish të kuqtë në avantazh dhe më pas fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në penallti nga Xhevahir Sukaj për golin e 4-2. Një test ky që dha konfirmime pozitive për Sulejman Starovën ndërkohë që një paraitje të mirë bëri edhe Tërbuni pavarësisht disa mungesave në kampin e skuadrës pukjane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *