Angli, kampionë të “fair play”-t, i lënë gol kundërshtarit (VIDEO)

redaktor

Në minutën e 90-të, ndeshja mes Doncaster dhe Bury ishte në barazim 0-0. Për një dëmtim, lojtarët e Bury-t, nxjerrin topin në rivënie anësore.

Në dorëzimin e sferës, mesfushori i Doncaster, Harry Foster, godet topin drejt portës kundërshtare: goditja nuk ishte shumë e fortë, portieri kishte lënë portën dhe topi përfundon në rrjetë në formë parabole.

Momente çudie në fushë, justifikime dhe falje nga ana tjetër. Pastaj zgjidhja: lojtarët e Doncaster tregohen “fair”, duke i lënë golin ekipit mik, me sulmuesin kundërshtar që shënon me portën e boshatisur.

https://www.youtube.com/watch?v=fvOvlaOh5rk

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *