Orikum, humb jetën elektricisti 60-vjeçar

anazapta

Një punonjës i CEZ-it humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ndërkohë që nga policia ende nuk bëhet e ditur se si ndodhi që energjia u takua nga nënstacioni ndërkohë që elektricisti ende po punonte. Ngjarja ndodhi në Orikum të Vlorës dhe 60-vjeçari po riparonte një difekt në majë të shtyllës.

Dyshohet se energjia nga nënstacioni është takuar para se elektricisti të përfundonte riparimin. Sipas informacionit të policisë, elektricisti i kompanisë CEZ që operonte në zonën e Orikumit, ka humbur jetën mëngjesin e së martës ndërsa tentonte të sistemonte linjën elektrike në këtë zonë.

Irakli Zako, 60 vjeç, ndodhej në maj të shtyllës elektrike përgjatë rrugës nacionale Vlorë- Orikum në momentin kur gjeti vdekjen. Ai së bashku me dy kolegë të tjerë po punonin për një defekt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *