Kryetari i Zagrebit pastron rrugët në katër të mëngjesit (Video)

Dita

Prefekti i Zagrebit, Milan Bandiç, të martën në mëngjes ka vendosur që punëtorëve të kompanisë kroate të pastrimit t’iu tregojë se si lahen rrugët, raporton televizioni shtetëror kroat HRT.

Në të vërtetë, në orën 4:20 të mëngjesit, Bandiç i kishte mbledhur ata në sheshin e Zagrebit, “Bane Jelaçiç”.

Ai i porositi se “qyteti që shënon një rritje dyshifrore të turistëve” e meriton të jetë edhe më i pastër.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është fjala për fushatën e tij parazgjedhore, Bandië tha shkurt se fushata e tij zgjat 365 ditë në vit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *