Kavajë, i vunë gjobë 15-vjeçarit, në pranga tre të rinj

Dita

Policia e Kavajës arrestoi tre të rinj për gjobëvënie.  Mëngjesin e së mërkurës janë arrestuar shtetasit Erion dhe Stefan Bërdufi, përkatësisht 18 e 14 vjeç dhe të miturin  V.L., 15 vjeç, banues në Kavajë.

Personat në fjalë kanë kanosur nëpërmjet telefonit të miturin A. H., 15 vjeç, duke i kërkuar një sasi të konsiderueshme parash. Prej frikës, adoleshenti ka pranuar që të japë lekët. Me 11 gusht, rreth orës 11:00, Erion Bërdufi ka shkuar në banesën e A.H-së., dhe i ka marrë 60 mijë lekë të reja.

Pas kësaj 15-vjeçari i ka treguar prindërve për ngjarjen dhe së bashku i janë drejtuar policisë për denoncim. Gjatë dëshmisë së dhënë, A.H., i k treguar grupit hetimor gjithçka që ka ngjarë. Pas kësaj, është bërë i mundur arrestimi i tre personave të lartpërmendur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *