NAFTA / Një lajm për 2016-n që gëzon mbarë botën (por dëshpëron shqiptarët)

anazapta
Eksperte te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise, gjate nje aksioni per matjen e pompave ne nje pike karburanti ne kryeqytet, ku jane verejtur abuzime me sasine e karburantit.

Agjencia Ndërkombëtare Energjetike paralajmëron se çmimet e naftës do të vazhdojnë të bien edhe në vitin 2016.

Sipas IEA, tregu i naftës në botë nuk është në gjendje që të absorbojë të gjithë volumin e madh të naftës së prodhuar.

Çmimi i një fuçie naftë ishte 115 dollarë në qershor të vitit të shkuar dhe ra deri në 45 dollarë në janar.

Në verën që sapo lamë pas një fuçi naftë në bursë kushton 59 dollarë.

Por ky lajm që gëzon lexuesit në mbarë botën, dëshpëron shqiptarët – siç komenton MAPO.

Kjo për shkak se çmimi i naftës në Shqipëri është end në nivelet kur nafta kishte kapur rekordin në bursa dhe nuk njeh ulje.

Një renditje e botuar në gusht të këtij viti tegonte se vetëm në 9 vende në botë, nafta shitet me një çmim më të lartë sesa tregtohet në Shqipëri.

Sipas raportit mbi çmimin e naftës për 56 vende, vendi ynë qëndron në dhjetëshen e parë ku 1 litër shitet me 1.3 euro.

Vetëm Britania e Madhe, Izraeli, Norvegjia, Italia, Zvicra, Malta, Islanda dhe Danimarka kanë një çmim më të lartë se Shqipëria / DITA

187124_3

Share This Article
19 Comments
  • Paradoks i jashtezakonshem! Shteti hesht, dhe nuk e vret mendjen se kjo bie e gjitha mbi shpatullat e popullit! Politike ordinere dhe krejtesisht e paafte per te zgjidhur kete problem akut!

    • Kjo eshte vetem njera pjese ,tjetra eshte (sasisa e matur gabim nga kontatoret) dhe cilesia. Po kthehesha nga Saranda per ne Gjirokaster dhe perpara e mbusha serbatorin tek :”Gulfi” mezi e kam kaluar qafen e Muzines dhe tymi i zi i naftes qe i papare.Kur shkova ne Greqi e mbusha prape tek “Shell’ nafta v8 me e mira ishte 1,4 Euro, dhe pas disa ditesh pashe ndryshimin drastik ne performancen e makines . Te gjitha kompanite vjedhin po me e keqja eshte cilesia . Vidhet ne cmim ,sasi ,cilesi ,trefish. Autoriteti i konkurences me mediokren Rita Lati mbush xhepat dhe vegjeton so organ i pavarur i parlamentit.Plehra historike njerezit i dine dhe i kuptojne.Pse nuk detyrohen pikat e karburantit te mbajne koven 10 litroshe ne kontator per ti vertetuar klientit sasine e vertet si ne Kohen e Enverit qe megjithate s’kishte makina private. Hajdute jeni te gjithe politikane qe nuk qeveriset mire njehere kete popull te shumevuajtur !

    • Dikur kur paguanim taksat e makines ,kishim kto taksa:
      taks Karboni 70 mije per benzin dhe 100 mije per naften
      takse qarkullimi 140 mije lek
      takse regjistrimi sipas vitit te makines
      dhe tarife kualidimi 20 mije lek.
      pra ne total rreth 300 mije lek.
      Sot paguan vetem kualidim dhe takse regjistrimi.
      dhe dy taksat e tjra jane te cmimi i naftes me arsyetim qe kush i pedor rruget me shume do paguaje me shume dhe kush ndot me shume paguan me shume.
      Nje njeri qe ka nje makine dhe harxhon 100 litra ne muaj per aq sa i duhet te shkoje e te vije nga puna dhe per ndonje nevoje tjter paguan per liter nafte200 lek takse qarkullimi dhe 70 leke takse karboni. Ne total bejne 270 lekper liter ne total 27 mije lek ne muaj ose rreth 320 muje lek ne vite.Kjo do te thote se kemi paguar pothuajse te njejten qe ke paguar edhe me pare.Por ndryshimi eshte ky qe nuk i pagun ne fund te vitit kesh por pak e nga pak tek nafta.
      1750 cmimi aktual -270 lek taksa=1480 lek/140=1.05 euro.
      Pra ky do ishte cmimi nese ne do te paguanim taksa si me pare.
      Lind pyetja.Pse nje njeri qe e perdor vetem 1 muaj makinen ose 10 mije km duhet te paguaje 300 mije lek ne vit dhe nje qe bene 100 mije km te paguaje po 300 mije??????une them se duhet te paguaje me shume se i perdor rruget me shume dhe ndot me shume
      Ka ndonjeri pergjigje?????

  • Politika eshte pjese e grabitjes, eshte pasuri e popullit ? Eshte grabitje ndaj tij, keshtu pasurohen disa parazite ne kurriz te popullit.Ku eshte Prokuria pse hesht, i ka te gjitha mundesite ti zbardhi gjerat apo eshte vendosur nga politika per te bere se cthote ajo.

  • Akoma se keni kuptuar qe ne paguajme 1mije lek te vjetra taks per cdo liter…dhe derisa te vazhdoje te vidhet te abuzohet me tendera normale qe keshtu do shkoje se skane ku ti gjej leket shteti thjest i mer taksa dhe nese nje sherbim kushton 1 lek ne e paguajme 100 lek shume e thjeshte shume e sakte….

  • PER SA KOHE PARTITE KRIMINALE VAZHDOJNE TE PRANOJNE ZARFAT E KASTRATIT & CO, KESHTU DO VAZHDOJME TA HAME.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE SYPETRIT, POR QE E HA TE GJATIN KOLLAJ.

  • Ka punu Kastrati per kete dite. Kush ja shtronte banketet, kush ja organizonte aktivitet e paguante udhetimet, kush ja mbante nje staf te tere me rroga gjate opozites 8 vjecare Rames? Kastrati e Kastratet e tjere.

    Ja tani kete bejne dhe me Lulin, qe sa morri Shqup-in filloi nje restaurim nga e para.

    • KASTRATI NDAN 100,000 EURO NE MUAJ PER BANDAT KRIMINALE.

      BANDA KRIMINALE QE ESHTE NE QEVERRI MERR 70,000 EURO DHE BANDA TJETER KRIMINALE E OPOZITES MERR 30,000 EURO.

      EDHE KUR NDERROHET PUSHTETI, KASTRATI VAZHDON LOJEN.

      POPULLI SHIPETAR, TRIM DHE SYPETRIT KA POLITIQENERIT QE MERITON, SEPSE NDOSHTA EDHE VETE KESHTU ESHTE.

  • para dy-tre muajsh Kryeministri shpalli aksionin per te ndeshkuar abuzuesit e naftes si ne cilesi ashtu dhe ne cmim. Para fillimit te aksionit cmimi ishte 175 lek mbasi mbaroi aksioni cmimi vajti 185 lek ndersa ne bursat nderkombetare cmimi i naftes para 3 muajsh ishte 53 $ per fuci nashi eshte 45& per fuci.
    Vetem zoti mund ti shpetoje shqiptaret.

  • Po kendon bilbili
    o me ze te rende
    naftes si do ti veje filli
    se jemi ne vend te nente.

    Kendon bilbili yne
    kendone pa zarar
    trafikanteve gjembe s’i hyne
    derisa te zeme vend te pare.

    Kendon bilbili, madje po vajton.
    ky popull ( edhe une) keta njerez meriton.

    Do te kendoje bilbili derisa ti firoje zeri
    per punet e qeverise qe kurre si beri.

  • Kjo pa dyshim eshte merit e pa diskutueme e rilindjes me ne krye Edver Ramen.Nje milion shuplaka po jua shperblen me grushta po nje ndryshim se me kta grushta po godet gjith popullin.Te dalin tani ata njemilion votuesa,ku 75% e tyre i kan shitur votat, e te brohorasin :PARTI EDVER JEMI GATI KURDOHER!

  • Rama nuk duhet tua shperbleje shqiptareve duke rritur cmimin e naftes,se cmimi i naftes rrit te gjitha cmimet e tjera.Po te vazhdoje keshtu me 2017-en, populli me siguri qe do ta varrose me vota.

  • Jam shume i gezuar se e lame mbrapa me sukses te plote edhe Gjermanine ,,,!Edi Rama pse nuk prononco
    het per kete gje,qenka semundje pa ilac,,,,?A nuk eshte turp qe Maqedonia e ka 600leke me pak per liter,,,,,,?

  • Nuk votuam kete qeveri me na e fut sa krahu..Mire qe e rriti 20 leke sa Erdhi ne pushtet, kur premtonte te kunderten kur qe ne opozite, por dhe kur nafta bruto Ka vajt 44$ kemi cmimin 190 per liter..Turp, per nje qeveri te majte…

  • Dy jane aresyet – Tregu monopol ku disa tregtare kerburanti diktojne çmimin e shitjes – Indiference e shtetit per te kontrolluar dhe “penalizuar” superfitimet e importuesve/tregtuesve te karburanteve…Situata esht e paprecedente per nje vend si i Yni. Ilir

  • Duhet te mos merremi me pune cmimesh por te Jemi te lumtur qe Po behemi shembull ne bote.Kemi nje kryeminister artist qe nuk le panair nje bote pa vizituar,Jemi shembull per harmoni fetare,kemi 50% te grave ne politike dhe 50% ne rruget e botes,jemi I vetmi vend qe te djathten e quajme te majte dhe kemi vene ne pune te huajte per te administeruar pasurite tona.Kemi nje kryeminister kullaro qe nuk e ka asnje shtet.
    Diskutimet per ekonomine jane kote perballe ketyre fitoreve artistike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *