Sharon Stone ka pozuar nudo për numrin e ri të revistës “Bazar”.
Aktorja 57-vjeçare duket në formë të shkëlqyer në fotot bardhezi që pritet të botohen në numrin e shtatorit. Në intervistën e saj, ylli i “Basic instinct” rrëfen mënyrën e saj të jetesës dhe sekretin e freskisë, pavarësisht viteve që mban mbi shpatulla.
Stone thotë se kur është fjala për lëkurën preferon fillersat (mbushjen e rrudhave) dhe jo kirurgjinë plastike. Stone ka pozuar nudo edhe në vitin 1990 për revistën “Playboy”.


