Profesor Fuga në: Lajthitje të një mëngjesi vere… (REPLIKË)

redaktor

Po dje ra dhe shi, me gjyma madje!

Domethënë, koha sikur u freskua…atëherë c’të ketë patur profesor Fuga këtë herë?

Ta ketë pickuar kaq fort e kaq e kaq definitivisht miza e Ligjit për Arsimin e Lartë?

Apo s’paska qenë mizë po ndonjë gjë më e madhe se miza, apo më helmuese se miza, apo më zhurmuese se miza…

Po ky profesori sikur pretendon të futet në aradhën e filozofo-akademikëve? C’pati që nuk e mbajti dot ngarkesën e vapës? Edhe pas një shiu freskues madje…

Eh, ndoshta edhe mosha ndonjëherë, po ndonjëherë ama, bën të vetën…

Pse e bëra gjithë këtë përsiatje do të thoni ju. Cfarë më paska cuditur pa masë (kjo cudi nuk do më zgjasë tre ditë ndaj po e heq qafe qysh sot)?

Epo, eseja e rradhës, ajo që tenton midis tek-tuk ndonjë element filozofik, por që s’ia del dot mbanë kohët e fundit, e profesorit të njohur Fuga:

“Sonte në mes të sheshit të Tiranës, vendosur te fasada e kullës së lartë që dominon gjithcka, ende në ndërtim, pashë si reklamë një shishe birre gjigande në imazh reklame që ngrihej si minare stërmadhe, si anije kozmike ndërplanetare, si kult faraonik piramidal, mbi qytet….Peruluni o qënie të vogla si bizhdila para saj. Birra dominon Tiranën dhe rivalizon minaren e kultit të shenjtë, kullën e sahatit me orë kineze, pallatin e kulturës, Skënderbeun mbi kalë, Muzeun historik te traditave tona, gjithcka…

Më në fund e vërteta triumfoi. Ne na sundon reklama…

Brezat e rinj do ngatërrojnë Heroin Kombëtar me shishen e birrës dhe do të kenë kult këtë të fundit. Idhuj të rinj po lindin. Revolucion. Kulti ynë është reklama…”

Mbasi profesor Fuga, bëri një fushatë intensive, gjithëpërfshirëse, B2B e tek për tek, marketing masiv dhe marketing personal, retail e shumicë…Pra, mbasi e vuri poshtë Ligjin e ri të Arsimit të Lartë në një betejë gladiatorësh ( ku gladiatori i vetëm ishte ai vetë), profesori i kthehet eseve shpotitëse por me “kuptim të thellë që coc do dalë diku”.

Ai, si filozof që është, është gjithëpërfshirës në tematikën e vetë, si filozofët e lashtësise e si gazetarët e sotëm në profesion të lirë. Mbulon edhe pleraxhinjtë, në konotacionin pozitiv të profesionit me pak nuancë nostalgjie fëmijërie, hidhet edhe tek lëmi ekonomik, me një penelatë nga poshtë-lart të punëve të taksave e deri te….deri këtë mëngjes, me një shishe të madhe birre që i shqetësoi vapën e kësaj vere.

Profesori nuk e duron dot reklamën e madhe, profesori do të donte një libër të madh të Aristotelit të varej mbi kokat tona këtë mëngjes. Duket më elitare si reklamë, më intelektuale e ndaj, edhe me filozofike.

Profesori dëshiron që njerëzit të kenë kult vizual Dijen, Flamurin, Skënderbeun,…Ligjin e Arsimit të Lartë,…ok, këtë e duam të gjithë. Por, ndryshe nga ne gjallesat e thjeshta, profesori e kërkon ta kemi ditë për ditë një listë me këto kulte të varura tek koka e krevatit që ta lexojmë cdo mëngjes kur hapim sytë. Pastaj, me të dalë nga dera, një hartë e madhe e Autoctonus të nderet me ne në vend të qiellit të kaltër..pastaj, sapo të ndjejmë etje, një gurrë popullore të na derdhë me gurgullimë ca këngë labe me iso serioze apo cifteli gazmore përzier nëpër deje.

Po sikur të keni keni uri?

Në këtë rast do të ishte mjaft filozofike një grusht dhe nga toka mëmë. Do kishte mjaft kuptim dhe sidomos mjaft ide.

Kjo po, do të ishte jetë e cfarë jete… Kjo do të na bënte njerëz.

Jo këto dava reklamash me birra, 4G, disco-party e ku di unë cfarë, që kanë pushtuar sheshet krah për krah me minarenë e me Skënderbeun…

Kjo nuk është fare elitare-filozofike-patriotike. C’është kjo, lopë-flori-para…Ne duhet të jemi asketë, bohemë, të heqim dorë nga kënaqesitë e kësaj jete, që të bëjmë jetë të lartë….shpirtërore-parimore.

Të lartë,të lartë o profesor, po jo aq të lartë sa të shkojmë që tani në parajsë.

Kemi plan edhe nja 100 vjet mbi këtë tokë, shumë të dashur meqë ra fjala.

Mbi këtë tokë shumë të dashur në duam të jetojmë gjatë, të punojmë gjatë por edhe të gëzojmë gjatë.

Por, që të gëzojmë gjatë na duhen ca të ardhura, na duhet ca mirëqënie. Dhe, per fat të keq profesor, kjo e fundit nuk vjen më nga Platoni e Aristoteli vetëm, as vetëm nga profesorët e filozofët, por edhe nga biznesi i birrës, edhe nga biznesi i internetit 4G edhe pra, për konseguencë botërore, nga REKLAMA. Nuk është turp të bësh reklamë për të nxitur shitjet e produktit, për të nxitur kësisoj konsumin e prej këtej GDP.

Sepse këto janë ingredient të jetës së gjallë, të thjeshtë e të sofistikuar.

Nuk shqetëson kënd, vec ndonjë profesor si Fuga, ajo reklamë e hareshme birre apo djathi po të doni. Madje, sa më shumë reklama, sa më shumë produkte të reja, sa më shumë nxitje për konsum, sidomos për konsum që kërkon vetëm pak qindarka. Sepse konsum i tillë i adresohet gjithë shqiptarëve, të pasur a të varfër qofshin.

Le të gjallërohet pra shpirti i reklamës, se është shpirti i biznesit, është shpirti i jetës sot në epokën e globalizmit. Pastaj, është apo jo kjo mjaft filozofike apo mjaft patriotike a elitare, këtë e gjykojmë kur t’i kemi vënë në vijë punët e mirëqenies.

Sot për sot le t’i besojmë botës që e ka vënë në vijë mirëqenien.

Ose, të paktën kur të ketë ikur kjo vapë e madhe, të jenë qetësuar plazhet e të na jetë freskuar edhe ca truri. Sidomos truri i filozofëve që lodhet pak më tepër se sa i ne të tjerëve.

Ah, se harrova, edhe reklama sa më shumë të mundeni ju biznesmenë!

Se, besoj e di këtë profesor, reklama bën pjesë në GDP, ndaj nga reklama paguhen edhe ca taksa, në atë llogarinë e shpejtë që bëre zotrote para ca ditësh. Pra, sa me shumë reklama në këtë verë që ka nevojë për pak atmosferë të hareshme.

Por, edhe kjo e fundit e Fugës besoj është thjesht një lajthitje vere. Do thuash ti profesor, po unë c’kam me ty xhanëm?

Ti ke të drejtë të shprehësh mendimin tënd të lirë ashtu si e mendon. Epo dakort pra, edhe une ate po bej: po shpreh mendimin tim te lire ashtu si e mendoj. Vecse me nje ndryshim, unë nuk e bëj për reklamë, se nuk jam profesor. E bëj pa pagesë, pa taksa.

Ama, thellë-thellë e kam edhe një arsye tjetër : kam inatin e kaq e kaq ekraneve ku harxhova kohën e të ndoqa me vëmendje në debatin për Ligjin e Arsimit të Lartë, me shpresën se do më ndricoje e do ta kuptoja kundërshtimin. Por s’e mora që s’e mora vesh asnjeherë pse ishe kundër. Dhe të siguroj që nuk ishte faji im.

Pije nje birrë të ftohtë profesor, pije. Madje shoqeroje me pak muzikë të mirë rock. Edhe filozofëve u bën mirë.

 

 

Share This Article
29 Comments
  • More kush e quan kete profesor more aman,ky eshte prof dhe kaq per te mos thene profke fare.
    Nje gje nuk po e kuptojme se kur njeriu kur bie ne kete derexhe dhe nuk e kupton qenka shume keq dhe me sa shohim nuk gjekerka fere sherim.
    Ky porfja qenka nje i tille,por ky mendo se di me shume se te tjeret dhe kerkon me zor te beje gjasme si profesor,ue sa gabohet ky more ku hapur del se profesor i vertete nuk eshte por ama nga ata te PD po, kjo qendron edhe pak kohe.

    • Do te isha shume e interesuar qe profesor Fuga te na bente nje shkrim filozofik me temen :
      -“RENDESIA E HAPJES SE WC-ve PUBLIKE NE TIRANE”!!

    • NA MBYTEN EGZISTENCIALISTET

      Shume syresh e mbajne mire ne kujtese qurrejargavimin e atij personazhit qe na quajti “mjerane, brekedhjere e jashteqitja e kombit”, per nje pallat qe i “zuri driten” e banjos ku i vijne muzat per te ….krijuar, diku aty prane pallatit te Lindes !

      Eskill-i i Rumanise, nga edhe kane zbritur rraca e Fugajve, ishte nje fshat me pak qindra fryme, tashme i braktisur nga romet qe e popullonin. Te izoluar nga bota per rreth, ishin te ADieNizuar me boshllekun, me asgjene, me humbnajen.

      Balerina Endrina Fuga, autorja e “Kodit te Heshtjes”, kercenoi DITA-n dite me pare, per publikimin e ndalimit per disa ore te nje helikopteristi gjerman, per “prishje qetesie” te endrave joshese te ketij Gushti pervelues, te Kryekalifit te Surrelit.

      Perparimi (Fuga), vite me pare u be cope per te mesuar metodat e prodhimit te bombave atomike, vajti deri ne Rusi, qe ti perdorte kunder çdo gjeje e çdokujt qe mund ti cenonte qetesine e te ekzistuarit te tij dhe pjelles se tij ne kete bote.

      Dhe elbete, nuk mund ti mungonte ketij riti egzistencial, as edhe filozofi-llafazan Artan Fuga (me ka lene mbrese llafazanlleku i tij ne diskutimin e ligjit per Arsimin e Larte tek Bujar Mehmeti), i rendojne egzistencen edhe bezet e ngjyrosura …me birrat pa goje !

      Çfare e lidh Kadarene me Fugat e betejave per sa me pak zhurme?

      Ne mesin e krizes boterore te 1929-tes, nje fare Kierkegaard (autor i preferuar i llafazanit Fuga), rizbuloi absurditetin, boshllekun qe karakterizonte bashkejetesen moderne, para te pashmangures vdekje, ne nje bote qe edhe si ambjent i prekshem apo natyral, ashtu edhe si shoqeri, jane nje realitet historik i pa zevendesueshem, per te (Kierkegaard-in) ishin shnderruar ne estranitet apo ne nje dukuri te frikeshme.
      Rrenjet historike te kesaj filozofie egzistencialiste, lulezojne nga fundi i shekullit te 17-te e fillimi i shekullit te 18-te. Nga njera ane ishin fillimet e para te revolucioneve industrialiste, nga ana tjeter revolucioni francez, hodhen bazen e krijimit te shoqerive masive (te masave popullore), duke justifikuar problemin themelor te ketyre teorive, mbrojtjen e shoqerise njerezore kundrejt shkallmimit te saj qe shpesh here, gjithnje sipas teorise se tyre, shndrohet ne shtypje, opresion, behet e pa durueshme, e zhurmte.

      E a mund te mungonte nje nga idhujt e llafazanit Fuga ? Emanuel Kant, me teorine e tij ne dy “traktate” : “Kritika e te drejtes universale” dhe “Kritika e te drejtes praktike”, kontribuoi ne hapjen e nje humnere te thelle mes botes se fshehte te ligjeve universale e te nevojeshme qe mbajne ne kembe boten natyrale dhe botes morale, lirise se njerezimit per ta jetuar ate siç desherojne, pa pengesa e “Kode Heshtjesh” te pa sens.

      Me vone nje dore te fuqishme ne stabilizimin dhe perhapjen e kesaj teorie te rrezikeshme kantiane, filozofi Schelling (nje tjeter i preferuar i llafazanit Fuga), u sakrifikua tere jeten ne kundershtimin e Hegel-it per ti dhene nje sens llogjik keasj dukurie te re te egzisteces se lire njerezore.

      Nietzche, ne vazhden e kesaj rryme egzistencialistesh, e thelloi edhe me shume “futefriken”, me nihilizmin dhe shkaterrimin e te gjitha vlerave njerezore, me “vdekjen e Zotit”, duke u mbeshtetur ne kete gjeme eruditesh edhe nga shkrimtare te famshem si Dostojevski, Leopardi, Kafka etj.

      Sipas ketyre pensatoreve te medhenj, kataklizmat, lufterat boterore, revolucionet, Olokausti, ishin pasoje e drejtperdrejte e lirive individuale te shoqerive post moderne, duke krijuar shoqerite kaotike e irracionale.

      Llafazani Fuga, qe vapen e Gushtit e kalon mes librave te shumte, ne etazheret ku i pelqen ta fotografojne, te ketyre kaloresve te egzistencializmit, kerkon me insistimin e kokederrit te huazuar (jo rom) te guashoje lirine individuale e shoqerore te shqiptareve, me rrethimet me telat me gjemba te “Kodeve te Heshtjes”, ku Kadare-te, Rama-t, Fuga-t e turnit kane pak shanse te ndihen fitimtare.

      Thuhet andej nga Qinami i Kolonjes: me gushtin shkon edhe vapa e Fuga-s, e Rama-s e Kadare-se pa shoke e shoqe, ne Egzistencializmin e tyre anadollak !

      • Mendova se ishe karbonizuar nga pika qe te ra para gushtit, po te paska lene akoma gjysme gjalle per tu vetequajtur pike e zeze…

        Nuk eshte koment per pika qe te rente ne damlla, kalo radhen e zbrit me poshte !

      • Thjeshte paster dhe bukur, nje qylaf per fugen dhe fugat e tjere qe e mbajne veten per intelektuale, bravo Protopapa!!!

      • Bravo Kastriot. Je vertet i madh o i madhi i Myftarajve. Shume studiues i thelle i races Fuga je. Hajt more burre mesoje qe keta Fugat kane edhe nje firme per prodhim automobilash ne Japoni qe prodhon ate super veturen “Fuga”. E ka ble Perparimi me paret e Putinit kur i fali celsin e bombes amerikane te prodhume ne Erseke ne kohen e Dulles se Dyte – Saliut te Pare.

      • “Sipas këtyre pensatorëve të mëdhenj, kataklizmat, luftërat botërore, revolucionet, holokausti, ishin pasojë e drejtpërdrejtë e lirive individuale të shoqërive postmoderne, duke krijuar shoqëritë kaotike e irracionale.”

        Nuk e di nëse kjo sentencë, që mua po më pëlqen shumë, është ekstrakti filosofik i Kantit, Schelling, Nietzsches etj, por nëse është e vërtetë atëhere pikërisht kjo është lëngata më e madhe e njerëzimit e cila duhet kuruar përmes një rendi të ri botëror ku arsyeja e shëndoshë, logjika dhe shkenca të jenë kryefjala e organizimit shoqëror. Ndryshe njerëzimi po shkon me hapa vigane drejt asgjesimit të vetvetes.

        E sa për Fugën, gjynah t’i ndotësh këta mendimtarë të mëdhenj me një spurdhiak pa përmbajtje siç është ky gjoja akademik që merret me reklamat e birrës.

  • Kam shkruar dhe nje here tjeter , Prof. Fuga , ne se mund te thirret keshtu , ka problem me veten . Nuk di te shprehet me fajlorin civil , por I bie kryq e terthor botes , per te vertetuar “Filozofite ” e tij , qe jane krejt te shkeputura nga bota . Cudia me e madhe eshte se gazetat I botojne klithmat e tij vulgare , qe kurre nuk mund te quhen shkrime te rendomte , per te mos e thelluar me tej frazen . Cili ehte ky njeri , qe do t’i imponohet kombit ! Me kane thene se eshte djali I Myqeremit . Babai I tij nuk ka qene I kesaj prerjeje . Profesori ka kohe , qe po I shkel me te dy kembet ligjet elementare te etikes dhe ju I jepni hapesira medjatike . Keq . Shume keq! I. Foto

  • Kur paska të drejtë të shprehë profesori mendimin e tij të lirë, atëherë pse i hyp në qafë profesorit të nderuar. Nuk e di se çfarë reklame bëka profesori dhe për çfarë të hollash, . Edhe profesori i bën këto punë pa asnjë pagesë. Nuk ma merr mendja se këta të gazetës ia falin, madje, edhe një gazetë

  • Ky profesori duket si I rrjedhur,,,pale qenka edhe filozof,,,,,me sa duket nuk e honeps dot ekonomin e tregut. Shkoni ne cdo qytet te botes,,do te shikoni reklama qe bejne punen e tyre po zbukurojne edhe qytetin.O fug meru me Kantin,,Hegelin,,e ku di une se reklama dhe tregetia nuk jane per ty.

  • Keta jane nje tufe te semuresh psiqike qe i la gjalle Enveri! Lubonja ,Ngjela me te ngjshmit e tyre kane ngrene dhe do te hane edhe ne c’do sistem! Detyra e ketyre njerezve eshte vetem te qahen,te krutikojne dhe vete nuk bejne asnje pune pervec llapaqitjeve mjerane!

  • Kjo shishja e birres qe nuk e kam pare akoma,- me e larte apo me e madhe se shtati i profesorit eshte ? Po te jete duhet thyer! Nuk mund te dale nje shishe mbi nje filozof? Kaq kisha.Nderime !

  • Une them qe te gjithe ju lart bashke me kete fare gazetari-limonade te varni nga nje karton reklame penisi artificial mbi krye, se reklama eshte e mire, sjell te ardhura ndihmon PBB etj, tha, dhe pastaj dilni poshte e perpjete neper qytet. Eh mor konsumatore debile, ne qendra te qyteveve te perendimit gjen ndonje opera, ndonje kishe gotike, ndonje statuje rilindjeje europiane ndonje kulle apo ark triumfi, ndersa tek ju shishe birre, cope djalli apo rrota sallami. S’eshte cudi pastaj qe kur rriten femijet tuaj behen edhe ata rrota sallami.

    • Per c’vend e ke ti o I bredhur?! Hajde te shikosh reklamat qe rrethojne Coloseum ketu ne Rome. Ik te shikosh qendren e Berlinit,te Londres. Ik te shikosh Time Square New York. C’lidhje ka reklama e biznesit me kishat gotike or I zgjuar. Ti ke lesh kisha gotike meqe ra muhabeti. Po ne cdo rast, c’lidhje ka reklama e companive qe I sheh kudo gjigannde neper qendra qytetesh Coca-Cola, Heineken, Red Bull apo edhe persevative madje. E ca pastaj?! Madje persevativin vishe se te rri mire me mendjen qe nuk ke.

      • Po keshtu eshte, kur shkon fshatari ne qytet kujton se qendra eshte qendra tregtare dhe Carrefour-i.. Qendrat e qytetit i jepen artit dhe kultures jo publicitareve ne cdo vend normal, por ec mo kur i jep mend edhe nje analfabet qe nuk di te shkruaje Artan Fuges qe eshte profesor ne universitetet e Frances, mund te thuash edhe ti cfare te duash.

  • Me kete shkrim qe ka bere profesori me duket se ka pasur per qellim t’i beje vete reklame birres, sepse njerezit po behen kurioz te shikojne tabelen e reklames.

    • Pse profesor është ky Ilir Metaj?! Nuk e njoh, por nëse do të perifrazoja kryeministrin, emri i tij seç më kujton një “që ngjitet pas këpucës”…
      Sa për anën akademike dhe të këtij pseudointelektuali, që përballë profesor Fugës (me trup mesatar) duket xhuxhmaxhuxh, flet vetë shkrimi i tij. Në fjalinë e tretë, në vend të fjalës shqipe “përfundimisht” gjejmë “definitivisht”, që është një fjalë e katundarizuar nga fjala “definitivno” e serbishtes. Përdorimi i kësaj fjale tregon se niveli intelektual i shkruesit është mediokër, pasi vetëm një mediokër nuk është në gjendje të flasë e shkruaj pa e përdhosur gjuhën e tij. Mediokër njësoj si ata syleshët që i bëjnë hosana këtij barabai të profesoratit shqiptar, që kërkon të “vrasë” profesorin e nderuar Fuga!
      Për të gjithë ju trangujt që komentoni si militantë, kam një pyetje: A e keni pyetur ndonjëherë veten përse të gjithë ata që i kundërvihen Fugës kanë lidhje me Universitetet Private; veçanërisht me Çilin? (Pyetha vlen për ata pak komentues që kanë kryer arsimin e lartë. )

  • “Por, që të gëzojmë gjatë na duhen ca të ardhura, na duhet ca mirëqënie. Dhe, per fat të keq profesor, kjo e fundit nuk vjen më nga Platoni e Aristoteli vetëm, as vetëm nga profesorët e filozofët, por edhe nga biznesi i birrës, edhe nga biznesi i internetit 4G edhe pra, për konseguencë botërore, nga REKLAMA. Nuk është turp të bësh reklamë për të nxitur shitjet e produktit, për të nxitur kësisoj konsumin e prej këtej GDP.”

    Logjika e Skorpionsit Metaj qe nga i majte na kalon ne idhtar te kapitalizmit harron gjithmone thelbin qe para se te arrish tek promovimi ose reklama duhet me pare shume studim, pune per te pasur nje produkt. Nuk ndertohet shteti vec me reklama e llafe pa punuar e pa pasur njohuri, profesionalitet, pergatitje, eksperience. Sic ndodh rendom ne artikujt e Metajt qe merret me personat dhe jo me ceshtjet qe shtrojne.
    Po te deshirojme te ironizojme pikepamjet e skorponsit Ilir Metaj atehere mund t’i permendim “sukseset” e drejtoreshave ne tatime e dogana apo te tjere syresh qe nuk njohin as Platonin, as Aristotelin, as punen por vec reklamen, realizimet e planit me 200%, dhe rezultati eshte qe, pavaresisht nga borxhet e marra, reklama ne qeverisje na ka lene cullak pa asnje leke.
    Reklama eshte e dobishme vetem kur ke dicka per te promovuar, hici nuk mund te promovohet si produkt dhe eshte pikerisht ketu ku calon gjithe kjo teoria jote.
    Tashme kemi “specialiste” si Metaj qe te keshillojne edhe ne ekonomi me nje terminologji anglo-shqip te tipit “retail-shumice” qe te gajas.
    Perse rilindesit kane kete vesin e keq qe pa pasur as minimumin e pergatitjes hipin ne kateder per t’i dhene leksione dikujt qe nje karriere akademike e ka bere dhe vazhdon ta beje.
    Ilir Metaj behu gati te promovosh koncertin e Anastacia-s me 25 gusht se behet nen kujdesin e Kryeministrit. Le te rrjedhe birra lume packa se njerezit tashme nuk kane para as per te shtyre fundin e muajit. Rendesi ka reklama deri ne grahmen e fundit.

  • As per mesues filloreje nuk eshte. Sidomos shkrimi per peleraxhinjte i vuri vulen budallallekut te filozofit te plerave.

  • Epo kesaj I thone eja baba te mesoshe kufijt .Nuk di ke mare ndonje pune se si shume fresk i ben rilindjes ( Jo PS ) .More zotri perse ti behet reklame pijes turbulluse( birres) apo i ka mbulu paraja njerzit tane ,po ti ore zotri bei reklame nje parcele me grure ose fjala vjen nje tufe blektorale apo nje minjere qe te kultivojshe te populli ndjenjen e punes sepse qejfi eshte pas dere ska nevoje tja reklamoshe ti.Pra shko e futja nji tas groshe se te ka hy vetja shume ne qejf.Lere Fugen te beje punen e tije sepse din ta beje shume mire. Shenim : Veçanerisht shkrimi i tije ne fushaten elektorale para ca ditesh ku u thoshte politikaneve se Tiranen qajeni dhe mos e perqeshni eshte fenomenal megjithse mendoje se per Ilir Metajn fajet per Tiranen rrumpalle I ka fajet profesor Fuga.

  • Keta qe e bene Vloren si Terbacin, tani me sa duket kur iu vjen ndonje i huaj mik i thone: “HAJT TE COJ NE QENDER TE TIRANES TE SHOC REKLAMEN E BIRRES”

  • Ti METAJ qe ke bere kete shkrim, padyshim qe nuk e ke nga koka tende.
    2. Investigimi i Fuges eshte pozitiv, ne raport me grykesine e oligarkeve.
    3. Jo se nuk duhet bere reklame, por reklama e sforcuar u vret syte atyre qe nuk kane te hane.
    4. Po atyre – me te varferve nder te varferit – cfare efekti u shkakton: alivanine.
    5. Mesa duket reklama qenka ide, pjes e grupit te “DITA” – fatkeqesisht.
    6. “DITA” ne permbajtjen e vet nuk perputhet me grykesine e oligarkeve.
    7. A mund te mendojme se “DITA” : te tjera ben, e te tjera shkruan?
    8. Nje reklame po ben hatane!
    9. Sistemi politik qeverises po vdes, njeri nuk mer avdes!
    10. Etj. ETj., se nuk i’a vlen, deri sa te vije koha – per ndryshim.

  • Peofesoooooor dil ne pension a te hejt kurseja vetes figuren e plakaruqit hutaq te rrjedhur . Me duket se te moren ne qaf rrjete sociale lol. Hahahahaha.

  • Ngadale bre Ilir, pavaresisht nga protesta ndaj posterit professor Fuga nuk do ja mohonte Skenderbeut birren po te ishte gjalle.

  • Nuk ka gje me te merzitshme se prania e posterave dhe reklamave ne nje qytet.
    Pjesa ku reklamohen dhe afishohen posterat jane zakonisht pjeset me te pista te qyteteve te medha.
    Nuk u ndertua Roma ne mermer per te humbur ne letra me ngjyra.
    Sot turistet vene ne Rome per te pare artin e gdhendur ne gur dhe jo per te pire ndonje birre ne mes te vapes.
    Vete bota moderne vuan nga prania e posterave, gjithnje shprehet shqetesimi mbi kercenimin qe i bejne posterat dhe reklamat historise dhe karakterit te qyteteve te vjetra.
    Vete ne Rome mezi u dha leja per tu ndertuar nje Mc Donalds.
    Mrekullite e Antikitetit nuk mund ti shnderrosh ne mjete biznesi per tregetimin e birres apo te koka koles, ate qe paguajne njerezit kur vene ne Rome eshte Coloseu dhe jo reklamat e shemtuara perreth Romes,
    Roma eshte shembull sic eshte Skenderbeu tek ne.
    Ai ka nevoje te kaleroje mbi kale..dhe pse jo ndoshta nje foto e Aristotelit, dhe bile nje library me vepra te autoreve te lashtesise do ishte me funksionale ne shesh,
    Shikoni cpo bejne maqedonasit.. ndertuan ata buste dhe statuja me mite qe nuk I kane te tyre.
    Ne poshterojme tonat..
    Natyrisht, neper vape dhe duke pire birre..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *