Gratë shtatzëna dhe nënat e reja, 30 minuta pushim për çdo 3 orë punë

Dita

Ka hyrë në fuqi sot vendimi i qeverisë për rregulloren e re për masat e sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja.

Sipas vendimit, gratë shtatzëna në asnjë rrethanë nuk detyrohen të kryejnë punë për të cilat vlerësimi i riskut tregon ekspozim ndaj agjentëve dhe kushteve të punës, të cilat rrezikojnë sigurinë apo shëndetin

Kjo vlen edhe për ato punonjëse të cilat kanë lindur dhe kanë filluar të ushqejnë me gji fëmijën.

Punëdhënësi nuk mund të urdhërojë kryerjen e punës natën për punëmarrëset, në qoftë se ajo është e dëmshme për shëndetin e gruas dhe të fëmijës, vërtetuar kjo me raport mjekësor, në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhërrëfyesit dhe protokollet e praktikës klinike të kujdesit të gruas dhe të fëmijës në kujdesin shëndetësor parësor.

Në këtë rast, punëdhënësit do të jenë të detyruar që t’u japin të drejtën punëmarrëseve, për t’u transferuar në një punë të ngjashme ditën; ose për të marrë pushim të paguar nga puna ose për të zgjatur lejen e tyre të lindjes, nëse transferimi nuk është i mundur për shkaqe teknike dhe/ose objektive, ose nuk mundet, objektivisht, të kërkohet mbi shkaqe të arsyetuara mirë.

Punëmarrëset kanë të drejtë të bëjnë pushim të paguar, jo më pak se 30 minuta çdo tri orë pune të vazhdueshme gjatë ditës.

Gjithashtu, gratë shtatzëna kanë të drejtë për leje të pagueshme nga puna për kryerjen e vizitave mjekësore, kur këto janë të nevojshme të kryhen gjatë orarit të punës.

Share This Article
2 Comments
  • I mire ligji por do ishte me mire te rinin ne shtepi te risnin femijet, dhe ti linin vendin nje tjetri qe te paguheshe ne rregull nga taksat paguesit .

  • I mire ligji por do ishte me mire te rinin ne shtepi te risnin femijet, dhe ti linin vendin nje tjetri qe te paguheshe ne rregull nga taksat paguesit .Do kemi qene nje mendje me komentuesin e meparshem .Gjitsesi faleminderit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *