Sytë nga SPAK

redaktor

Dy institucionet kyçe të sistemit të ri të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor u krijuan për herë të parë në dhjetor dhe pritet të fillojnë të funksionojnë normalisht gjatë vitit 2019, duke i dhënë fund një periudhe tranzitore që zgjati afro dy vjet.

Në vendimet e pritshme kyçe janë zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe emërimi i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK do të ketë detyrën të luftojë kriminalitetin e nivelit të lartë dhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian kanë ofruar sakaq ndihmë në trajnimin dhe përgatitjen e funksionarëve të kësaj strukture.

Gjyqtarët e gjykatës për Krime të rënda kanë mundësinë të jenë përkohësisht anëtarë të Gjykatës së Posaçme, me kushtin që ata dhe familjarët e tyre të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare si dhe të telekomunikimeve vetjake.

Për të marrë emërimin e përhershëm në këtë institucion, gjyqtarët duhet të kalojnë me sukses edhe procesin e vetingut, si dhe të përmbushin kriteret e promovimit në detyrë – shkruan BIRN.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” parashikon gjithashtu edhe rastin kur gjyqtari i përkohshëm ngel në veting.

Nga ana tjetër, emërimi i një prokurori të ri të përgjitshëm pritet t’i hapë rrugën zbatimit në praktikë të parimit të pavarësisë në vendimmarrje të prokurorëve, një nga ndryshimet kyçe të reformës në drejtësi.

Procesi i vetingut, i cili gjatë vitit të kaluar kontrolloi pasuritë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës së 9% të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë gjatë vitit të kaluar, pritet të vijojë këtë vit me përfundimin e kontrollit të një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë krerët e gjykatave dhe gjyqtarët e gjykatave të apelit.

DITA posedon një kopje të Draft Strategjisë për Reformën në Drejtësi, hartuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe një grup ekspertësh.

Drafti parashikon rregullimin me ligj të veçantë të krijimit të kësaj strukture me polici gjyqësore, prokurori dhe gjykatë të shkallës së parë dhe të apelit.

Drafti parashikon “status të veçantë” për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK dhe hetuesit e Byrosë së Hetimit.

Ky status përfshin palëvizshmërinë e tyre nga detyra.

Për t’u dhënë anëtarëve të SPAK akses në hetime, drafti thotë se do ndryshohet Kodi i Procedurës Penale dhe legjislacioni për komunikimet elektronike duke parashikuar dispozita që lehtësojnë hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit.

Një nga këto ndryshime do u lejojë hetuesve të SPAK “akses të papenguar në të dhënat telefonike dhe elektronike” të shtetasve.

Drafti lejon SPAK-un të përdorë “agent provocateur” (person të infiltruar provokator) i cili mund të kryejë regjistrime dhe filmime ose të marër në posedim të tilla “nga individë, media, dëshmitarë anonimë etj” – thotë drafti.

Drafti parashikon edhe dipozita shtesë për “mbrojtjen dhe shpërblimin e sinjalizuesit (bilbilfryrësin), që informon për një rast korrupsioni” si dhe krijimin e një Mekanizmi të posaçëm (Courts Watcher) për “ankesat për korrupsion ose sjelljet jo-etike të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Krerët e shteteve të Bashkimit Europian do të vendosin në qershor nëse duan apo jo të hapin bisedimet për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në qershorin e kaluar, Këshilli i BE-së u shpreh në mënyrë ambigue, duke lënë një portë të hapur por njëkohësisht duke kërkuar zbatimin e reformave në Shqipëri.

Reformat në këtë drejtim kanë ecur sa para aq edhe pas. Ndërsa reforma në drejtësi ka ecur përpara, reforma elektorale nuk është konkluduar.

Nga ana tjetër, BE do të duhet të vlerësojë nëse Shqipëria ka bërë apo jo hapa të mjaftueshëm përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa disa operacione policore gjatë vitit të kaluar kanë arritur një shkallë suksesi kundër trafikut të drogës, Shqipëria ende nuk ka shënuar ndonjë rast zyrtari të lartë të dënuar për korrupsion.

n.s. / dita

Share This Article
40 Comments
    • -Me rrove..
      -Te rrova..
      Brisku i berberit..!
      Fillojme nga e para duke mos u marre me ç’jane vjedhur

      Pastaj pas ca vitesh reformohemi perseri..Rilindim…Ringjallemi…
      Beji shurren baçes

      • Te shkepte Gjin Gjoni ty me gjithe familjen tende o plehre! Jeni mesuar ju me henger se nuk dini me be gje tjeter.

        • Bravo o llapaqeni i Gjin Gjonit te kursit te plepave . Idhulli yt , Markagjin Markagjoni , simboli i njeriut te korruptuar ne drejtesi , i sewrvilit , te pa aftit e njeriut pa dinjitet ! Me shpellare si ju , nuk mund te ringrihet shteti , se jini ende ne stadin e mesjetes , me bajraktaret e kanunin e Lekes ! Kjo duket qe ne fjalet e para te tua dhe niveli i kultures . Jini mesuar me skllaveri dhe nuk mund te jetoni si njeres normale ! Ky paska qene fati i ketij vendi !

    • Ligj alla shqiptar per te mos u denuar deputetet.Por kush e ka te drejten per te zgjedhur keta Prokurore, ketu eshte ngerci me i madh, besoj politika.Pra Ju lumt per kete draft te mrekullueshem qe keni me se 6 Muaj qe ( s’)punoni.Pra ne fund perfundimi, ku ishim! Hicgjekundi, cfar bete! Hicasgje. ? Hajt naten e mire bashkkombas se u zgjidh edhe puna e Drejtesise.

    • hej lali lai
      ke harruar se përveçgjinit të gjonajve do të jetë dhe
      ““agent provocateur””,azhont provokatër e shqiptuar në shqip!
      pasi futëm vërtingun në fjalorin e gjuhë shqipe,tashti po fusim dhe një fjalë të re,të dyfishtë!!
      azhont provokatër,është çelësi i suksesit të këtij SPAK, që zoti e di çdo të thotë,sepse si sigël nuk përputhet me ato që shkruhet,po të fusni spiunë o agjet provokues!?
      vështirë se mund të ndryshonim gjë!!
      azhont provokatër është çelësi i suksesit!!
      njëlloj si “video 3D”të debilit tonë,të tironës në krye të ministrive!!po të thotë video e animuar,video e jetësuar,nuk ka vlerë!kështu që gomari shpik(nuk e ka shpik ai por e përdor atje ku nuk duhet)përdorimin e “video 3D” dhe projektet e tij realizohen!
      çna mbyti ndjenja e inferioritetit,çna mbytën idiotët!!

      • O idjoti anticensure , po iu dridhen gjunjet ! Si nuk e paske marre vesh , se drafti per SPAK-un eshte perpiluar dhe redaktuar ne Bruksel e Washington , sepse keshtu veprohet kudo ne boten demokratike , me qellim qe , gjarperinj si puna e juaj , te mos gjejne vrime se ku te futen….. ! A me kuptove , zoti shpellar ? !

        • I tillë je , sa herë që hap gojën=hale
          ah mor lyfi i xhaxhit,sa trap të kam!!
          mir moj sallahane që mbron palloshin e tironës,por përse e e ofendon në të njëjtën kohë??
          përse moj gojë e hapur që qelbesh era mut thua se palloshi nuk është në gjëndje,nuk është aq i zoti,nuk është aq i ndershëm sa ta bëjë vetë këtë DRAFT??
          përse duhej bërë në uashington e bruksel??
          o lyfi i xhaxhit përse nuk thua drejt e drejt që palloshi që votuam në ’13,ti në ’17ën,është i paaftë!përse të tradhëton nënndërgjegjia mor budallaçka e xhaxhit??
          çna mbytën gomerët dementë!!
          o katu i xhaxhit nuke di ku ke lindur por më druvar se ti!?
          vështir të gjesh!!
          tërë mobiljet e shtëpisë i ke bërë dru zjarri!

    • Hajdutëria e PLEPAVE do shkojnë në Pith të Motrës nga SPAK , pa asnjë Dyshim ! Vetëm për POLITIKANËT PROSTITUTA HAJDUTË të këtyre 28 VITEVE , NUK jam shumë i Sigurt , që do ti “PÈRPIJË” SPAK (që të gjithë) , apo vetëm disa ????????????????!!!!!!

  • – po pasurite e deritanishme te gjykatesve,prokuroreve etj do te hetohet prejardhja e tyre apo do te fillohet nga ketu ku jemi e mbrapa….!!??
    – cfare do te behet me keta gjykates e prokurore aktual qe rezultojne super te korruptuar…??
    – Si pjese e zinxhirit,po korrupsioni ne polici do te hetohet apo jo…

  • I Ri ? Ha ha ha… shume e goditur ironia juaj.Me vetem nje gabim ortografik ne emrin e Gjinit.Me duket se shkruhet Xhin apo Zhin? Ha ha ha…1Tung .

  • Idjotesia e radhes, trumbetime qe tani korrupsioni ne drejtesi do marre fund etj, por ne fakt nje humbje kohe, shpenzime te kota dhe rezultati nje vrim ne uje.A do mbaj njeri pergjegjesi per kete deshtim te sigurte? Si gjithmone jo.

    • SE KUSH MBAN PERGJEGJESI NUK E DIME,

      POR SE KUSH E HA TE GJ…TIN E DIME.

      ESHTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, POR QE PER MOMENTIN ESHTE NE GJUME, PUNE NJA 2-3 QIND VJET.

  • Pellumb Zaimi,si gjithnje shume korrekt. Sa per Gjinin e gjonajve shkruhet si psh:Cim [Peka etj] dhe prononcohet,ose shqiptohet ” Qim [Peka etj.],njelloje si Gjin Gjoni= Xhin Xhoni [ tingellon pak si kinezce,por s’ka gje,se edhe Xhinit I behet qeifi gjysem kinez e gjysem amerikan.

    • aqo ? Faleminderit qe me lexoni.Jini komentues shume interesant..Dakord me te gjitha ato qe ju komentoni ne vijim. U Shkriva me sugjerimet tuaja te drejta per shqiptimin e emrave. Nderime!

      • AS XHIM, AS ZHIM AS GJIN POR XHIND E CORP. !

        Xhind Xholi spathi i kryexhindeve i Saleh Ramollah Berishes, Like Flori Cizmes, Lulush Karabush Fazlicit… e “ Bandes se Gangstereve politike, biologjike, oligarkike e mediatike te tyre!
        E mos harroni se Xhind Xhoni, Adriatik Palla, Xhezair Zagarnjori., Besim Hajdarmataj e kompsni jane vetem pjesa e dukeshme, maja e Ajzbergut te Mafias me Toga te Zeza!
        Eshte nje lukuni e tere banditesh, e Mafias se Drejtesise qe duhet te japin llogari para ligjit e drejtesise qe e kthyen ne Dreqesi dhe shitore ligji sipas parimIt te ankandit “Kush paguan me shume !”
        Ligj e Drejtesi !
        Shteti demokratik e ka zemren prej ligji e jo prej Saliqi !
        SaLikekracia ne pranga pa dallim feje, krahine, i deje, bindje a partie politike !
        Askush nuk eshte mbi ligjin !
        Te shkojne haka tek i zoti, populli dhe Shqiperia e vjedhur, plackitur, vrare mbi 13 here ne 26 vjet SaLikekraci !

  • Qe nga emri te fuska friken…kam parasysh ate shprehjen italiane “ti spacco in due”…tingellon si ndonje institucion i kohes Mussolinit…

  • Besoj se edhe kjo pune do shume kohe te zeje vend.Ato vrimat dhe gropat nuk zihen dhe mbushen kollaj.Edhe balta e permbytjeve ne jug nuk i ze dot.Per ti hapur eshte shume lehte dhe pyesni salen e lulushin me konet per dore.Per ate personin me emrin aqo ja u spjegon Preç Zoga me Tan Zyze Hoxha te Fenzi Klani si profesionist te llafazanllekut.

  • LLAPNI MORE KRIMINELE SE SKA POPULL QE TJU VARE NE MES PAZARIT PA PERJASHTIM!ASNJE PUSHTUES QE KA SHKELUR SHQIPERINE NUK KA BERE ATE QE KENI BERE JU ME KETE POPULL!

  • Jo ,mor jo ……….Po gjithe sistemi i drejtesise eshte per turp …..Te kem nje prokuror qe e ka mar shkollen me lek ………dhe vendimi i tij te jete i padislutuar ????? Me vjen keq …po do ta kontrolloj vete pastaj …..

  • Ligji duhet te kete se s’ben efekt retrospektiv (retroaction effect), qe do te thote te verifikohen te gjithe ngjarjet e kaluara, e te merren masa ndaj atyre shkelesve. Ndryshe, kemi bere nje vrime ne uje…..

  • Ju qofshi…
    Vetem se duhet te dini: keni dhene prova qe nuk e doni popullin tuaj me shume se amerikanet.

    dhe,

    nese shkoni ndermend te luani me interesat e shqiptareve, te cilat, per fat, perkojne me ato te amerikaneve ne Ballkan e me gjere, luani me veten tuaj, po, edhe me koken tuaj…

    Shqiptaret nuk do t’jua falin kurre. Kurre, kurren e kurres.

    Keni vjedhur, jepni doreheqjet, kerkoni ndjese, dorezoni pronat pavarsisht se i keni me emra te tjere, kerkoni ndjese serish…

    Nuk keni per ta gezuar djersen e gjakun e ketij populli te munduar e te lodhur…prej jush.

  • RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    BARIN E MBAROI, RRUGEN E GJERMANISE E MORRI,

    POR AMA, PARTINE NUK E TRADHETOI.

    TANI LE TE FILLOJE NGA BARI I THATE, SE AI KA MBETUR.

  • ky zoteria eshte vene né ate pozicion si ushtari i mire zhveg.meta e zevendesoje m.d .me kete rrumpalle se è ka si kamikaz.si bombe e telekomanduar ku mund fa aktivizoje,dhe Po e ben tani me. edi,la mundesi,themi se po. keta jane politikanet tane qe perdoren si banane per motive qefi.ndersa keta perdoren per te ruajrur bythen e padroneve qe vodhen,u denoncuan,dhe nuk u denuan. dhe tani per te ruajtur ate qe vodhen kane nevoje per majoneta si kg karafili. LSI eshte nje organizate masonesh ku duhet te jesh kamikaz per tu bere pjese e saj. Rama nuk duhet te beje lojen e likes se ai eshte B.K…..

  • Ropt te gjitheve njerezve ne shqiperi behuni njerez ia qjr se po haeni me kokat e njeri tjetrit

  • AS XHIM, AS ZHIM AS GJIN POR XHIND E CORP. !

    Xhind Xholi spathi i kryexhindeve i Saleh Ramollah Berishes, Like Flori Cizmes, Lulush Karabush Fazlicit… e “ Bandes se Gangstereve politike, biologjike, oligarkike e mediatike te tyre!
    E mos harroni se Xhind Xhoni, Adriatik Palla, Xhezair Zagarnjori., Besim Hajdarmataj e kompani jane vetem pjesa e dukeshme, maja e Ajzbergut te Mafias me Toga te Zeza!
    Eshte nje lukuni e tere banditesh, e Mafias se Drejtesise qe duhet te japin llogari para ligjit e drejtesise qe e kthyen ne Dreqesi dhe shitore ligji sipas parimIt te ankandit “Kush paguan me shume !”
    Ligj e Drejtesi !
    Shteti demokratik e ka zemren prej ligji e jo prej Saliqi !
    SaLikekracia ne pranga pa dallim feje, krahine, ideje, bindje a partie politike !
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Te shkoje haka tek i zoti, populli dhe Shqiperia e vjedhur, plackitur, vrare mbi 13 here ne 26 vjet SaLikekraci !

  • Jo pesimiste djema ..Kjo tregon se ju kane rrahur qe kelysh ,keta mut politikanesh shqiptare te ketij tranzicioni post komunist .Te jeni optimiste ,pregatitni ti coni peshqesh sapune per ne REC te shkodres ,qe te lahen ,qe tmos qelbin dynjane ,ketyre shkerdhatave qe e bene popullin me fole me vehten e vet .
    Mbajeni mend ,dite te mira do vijne per fukarain e pa perkrahur..

  • TALL BYTHEN USA BENE SIKUR E BENE VETING-LESHIN ME NJEREZ TE PERLYER E BATAKCINJ QOKASH …SIKUR SKA NJEREZ TE RRINJ SHQIPERIA MAGJISTRAT TE SAPODALE…..ME MIRE ATA SE KETA QE GJASME U PERZGJODHEN…!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *