I nderuar lexues! Leon Rej ishte arkeolog francez. Ishte kryetar i misionit arkeologjik francez, krijuar në bazë të marrëveshjes shqiptaro-franceze të vitit 1923, i cili mori në koncesion të drejtën e kërkimeve e gërmimeve arkeologjike me afat prej 30 vjetësh në prefekturat: Shkodër, Durrës dhe Fier.
Në Durrës bëri vetëm sondazhe të kufizuara. Më 1924-1938 u bënë gërmime në Apoloni. Më 1936 u kthye në muze arkeologjik godina historike ku kishte selinë qeveria kombëtare pas shpalljes së pavarësisë më 1912 në Vlorë.
Rezultatet e gërmimeve dhe të studimeve të tjera në fushën e arkeologjisë, të historisë e të artit u botuan nga Leon Rej e bashkëpunëtorë të tjerë në një revistë të veçantë nga e cila dolën gjashtë numra.
