Një ngarkesë me tre kilogramë kokainë është kapur nga policia kufitare e Zvicrës.
Oficerët ndaluar në kufi afër Mendrisio (kufi me Italinë), një makinë të drejtuar nga një shqiptar 29 vjeç.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, në vendin e gomës rezervë u gjet sasia e drogës.
Kjo është ngarkesa e katërt më e madhe e kapur gjatë muajve të fundit në këtë pikë kufitare. Edhe tre rastet e tjera bëhet fjalë për shqiptarë.
Në një rast një shqiptar u kap me 2.5 kg kokainë ndërsa në rastin tjetër, një 24-vjeçar po shqiptar me “Porsche Cayenne” u kap me 27 kg kokainë, vlera e të cilës arrinte 3 milionë franga.
Ndërsa në rastin e tretë, dy shqiptarë 25 dhe 30 vjeç me dy makina u kapën me 12 kg kokainë.
